Lajme
Evropë: Inflacioni po bie, por çmimet e ushqimeve po rriten

Çmimet e ushqimeve kanë vijuar të rriten në gjithë Evropën, pavarësisht se inflacioni ra për të dytin muaj radhazi.
Sipas të dhënave të Zyrës evropiane të Statistikave, gjatë muajit dhjetor 2022 inflacioni i çmimeve të ushqimeve në BE ishte 18.2 për qind dhe 16.2 për qind në Eurozonë, një rënie e lehtë në krahasim me nëntorin 2022.
Por, çmimet e disa produkteve ushqimore bazë, si sheqeri, djathi, vezët, vajrat dhe yndyrat janë ende në rritje.
Rritje më të lartë u regjistrua në Hungari me afro 50 për qind, e ndjekur nga Lituania me 33.5 për qind dhe me 30.8 për qind nga Estonia.
Ndryshimet më të vogla të çmimeve u regjistruan në Luksemburg me 11.1 për qind, Irlandë 12.1 për qind dhe Qipro 12.2 për qind.
Gjashtë kategoritë e ushqimeve ku u regjistruan rritjet më të ndjeshme në vendet e BE-së ishin qumështi i freskët, vezët, sheqeri, vaji dhe yndyrat, gjalpi dhe vajrat e tjerë ushqimorë, që variojnë nga 30.2 për qind në 56.6 për qind mesatarisht.
Çmimet e sheqerit u dyfishuan në Estoni, u rritën me 98.9 për qind në Çeki dhe me 87.4 për qind në Poloni. Në Suedi, Danimarkë dhe Luksemburg, ndryshimi i çmimit ishte rreth 10 për qind.
Një tjetër produkt nga shporta ushqimore, vezët, çmimet e të cilave u rritën nga 14.8 për qind në Luksemburg, në 92.5 për qind në Çeki, ndërsa mesatarja e BE-së ishte 30 për qind./Euronews
E-Diaspora
-
Në Gjykatën Federale Penale
6 shtetas të Kosovës dhe të Maqedonisë akuzohen për terrorizëm Gjashtë të akuzuarit (26 deri në 33 vjeç), janë shtetas të Kosovës apo Maqedonisë, njëri është...
-
Shqiptarët në vitin 2022, rekord aplikimesh për azil në Britani
-
Dy shkolla shqipe hapen në Itali
-
Në Britani rekord kërkesash për azil në 2022, në BE niveli më i lartë në tri vjet
-
Filmi i regjisores nga Kosova shfaqet në Bruksel
Jeta në Zvicër
-
Elena Avdija fiton çmimin më të madh zviceran të filmit Filmi dokumentar “Cascadeuses” i Elena Avdisë dhe ai artistik “Drii Winter” i Michael Koch, janë shpërblyer...
-
Zviceranët punojnë 1.5 ditë më shumë se në vitin 2010
-
Zvicra anulon fluturimet drejt disa qyteteve gjermane
-
Kryeqytetet e drogës në Evropë
-
QUINT nuk kërkon shtyrje të zgjedhjeve