Kosova
Faktorët e rënies së numrit të popullsisë në Kosovë, sipas ekspertëve
Ekspertët kanë shpjeguar faktorët që kanë ndikuar në trendin e rënies së numrit të popullsisë në Kosovë, teksa kanë thënë se këta faktorë janë emigrimi dhe rënia e natalitetit. U është bërë thirrje institucioneve shtetërore, që të hartojnë politika për uljen e emigrimit.
Demografi Sami Behrami, ka thënë për Radio Kosovën se kjo është shqetësuese dhe se tani është koha e fundit që institucionet të merren seriozisht me problemin e migrimit. Në anën tjetër Besim Gallopeni nga Shoqata e Sociologëve të Kosovës, ka thënë se faktorët kryesorë janë lëvizjet e popullsisë dhe numri i ulët i lindjeve. Tutje ai ka theksuar se pasojat mund të jenë të mëdha në të gjitha fushat, transmeton albinfo.ch.
Sipas tij, trendi i rënies së numrit të popullsisë është vërejtur në të gjitha vendet e rajonit dhe të Evropës ndërsa ka thënë se institucionet vendimmarrëse në Kosovë duhet të kenë një vëmendje të shtuar, në mënyrë që të kenë një organizim konform gjendjes në terren, duke ndërmarrë hapa në ndërtimin e politikave, që ky trend i emigrimit të ulet.
Sipas raporteve vjetore të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, dhjetëra-mijëra persona largohen çdo vit nga Kosova drejt vendeve të huaja. Ndërsa para gjashtë muajve, ASK-ja bëri të ditur se vetëm gjatë vitit 2022, e kanë lëshuar Kosovën mbi 41 mijë persona.
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit Linja e mundshme do të lidhte qytete si Gjeneva, Cyrih dhe Bazelin me Londrën përmes Francës... -
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër mund të rriten -
Nëse miratohet votimi kundër imigracionit
Zvicra mund të ketë mungesë dhjetëra mijëra punëtorësh -
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut











