Lajme
“Fanfara Tirana” turne nëpër Evropë
Grupi karakteristik i instrumenteve frymore nga Shqipëria “Fanfara Tirana” prej 12 korrikut deri në nëntor do të bëjë xhiron e Europës nga Italia në Belgjikë, Poloni, Çeki, Hungari, Angli, Letoni…
Bëhet fjalë për një turne të gjatë koncertesh për grupin e famshëm shqiptar “Fanfara Tirana”, që ka bërë një “martesë” të lumtur me grupin etno-techno “Transglobal Underground” me qendër në Londër, transmeton Panorama.
Pas albumit të tyre të parë me titull “Albanian Wedding” (“Dasma shqiptare”), e pritur mjaft mirë nga adhuruesit e etno-folkut, në shkurt të këtij viti “Fanfara Tirana” nxori albumin “Kabatronics” në bashkëpunim me “Transglobal Underground” (TGU) të Londrës, i njohur për shkrirjen e stileve muzikore perëndimore, lindore e afrikane.
Albumi përmban 14 këngë, një gërshetim i “çuditshëm” mes Kabasë dhe Reggae-s, mes tunxheve dhe elektronikës, mes zërit të një prej këngëtarëve më të mirë shqiptarë Hysni Zela dhe zërit të zi të Tuup. E megjithatë, folklori shqiptar dhe ai ballkanik në përgjithësi përbën bazën e diskut.
Fatkeqësisht, këtij albumi nuk i është bërë ndonjë promocion në Tiranë, ndërkohë që mësohet se ka arritur në “top 5” në renditjen World Music Chart; ka marrë vlerësimin më të lartë (5 yjet) nga Manifesto në Itali e Mondomix në Francë; vlerësohet me katër yje nga “The Times”, “The Guardian”, “The Indipendent”, “Rumore”, “Rolling Stone”, e dhjetëra revista e gazeta mbi muzikën në mbarë botën, nga Kanadaja në Japoni, nga Kolumbia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pjesë e suksesit të “Fanfara Tirana” është edhe Olsi Sulejmani, themeluesi i agjencisë muzikore Ballkan World Music Management, me qendër në Pesaro dhe Ferrara, menaxhon me dhjetëra artistë të mirënjohur të muzikës etnike, prodhon e organizon koncerte dhe festivale në gjithë Europën.
Duke filluar që nga data 12 korrik “Fanfara Tirana” dhe “Transglobal Underground” do të ndërmarrin një tur të gjatë koncertesh live, të cilat do të zgjasin nga dy orë.
Përveç këngëve të albumit “Kabatronics”, në koncertet e quajtura “Fanfara Tirana meets Transglobal” do të interpretohen edhe këngë të vjetra të repertorit të grupeve, por të riorkestruara.
Turneu parashikon rreth dhjetë data në verë nëpër festivalet e mëdha europiane. E para më 12 korrik në Romë, në Villa Adda.
Në vjeshtë turneu do të vazhdojë në Skandinavi e vende të tjera të Europës Veriore.
E-Diaspora
-
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak Ajo që nisi si ide personale dhe dëshirë për të dhënë një kontribut konkret për vendlindjen,... -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër Shitja e sistemeve fotovoltaike ra me pothuajse 30 përqind vitin e kaluar, një ngadalësim i parë... -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së













