Kalendari
Dardania:Festojmë së bashku festat e Nëntorit
SH.K.A „DARDANIA“ feston edhe këtë vit 28 Nëntorin, festüemn e gjithë shqiptarëve. Këtë herë në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike
Edhe përkundër momenteve jo të mira në trojet tona, dhe me shqetësim të madhë po i ndejkim ngjarjet që po zhvillohen në Shqipëri Kosovë, Maqedoni, Luginë të Preshevës e Mal të Zi.
Me shpresë se do të bëhet mirë në përgjithësi, me rastin e festave të Nëntorit, SH.K.A „ DARDANIA“ nga Winterthuri i Zvicrës, në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike të Kosovës, organizon festë për nder të 28 Nëntorit, ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, me një program të pasur kulturor e artistik, me këngë, valle, recitime e dramatizime nga përvoja e saj tash e 24 vite, ku së bashku me Shkollën Shqipëtare të Vallëzimit „SHOTA“ në Zvicër, Ansamblin „ ABËRESHA“ nga Sirnahu, dhe nikoqiren e manifestimit SH.K.A „DARDANIA“ nga Winterthuri.
Natyrisht se do të keni rastin të keni edhe një apero të aranzhuar dhe financuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike e Kosovës, e cila kësaj here do të jetë në bashkëpunim të aktivitetit „ Ditët e kulturës shqipëtarenë Zvicër“ me moton „ Festojmë së bashku festat e Nëntorit“
Festa mbahet më 01 dhjetor 2018 nga ora 19:00 , në Hotel Zentrum Töss, Zürcherstrasse 106, 8406 Winterthur.
Ejani të festojmë së bashku, një herë në vitë për Flamur dhe Pavarësinë tonë.
Të gjithë ata që vijn nga drejtimi i Bernit, Zürichut, St. Gallenit, Frauenfeldit, Schaffhausenit dalja Töss,mandej drejtimi i qendrës, dhe në rrugën Züricherstrasse106, e gjeni Zentrum Töss, ku keni edhe parkingje të mjaftueshme, rrethë e rrotull Migros-it dhe Coop-it.
Ju mirëpresim me respekt:
Këshilli Organizativ i SH.K.A „ DARDANIA”
Tel: 079 672 41 82
dardania 2
Shkarko DokumentinInfo rreth ngjarjes
- Data e fillimit01 Dhjetor 2018
- Ora19:00
- Data e përfundimit1 Dhjetor 2018 - 23:00
E-Diaspora
-
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin Emërimi në shoqatën prestigjioze në Varshavë vjen si vlerësim për interpretimet e saj të suksesshme të... -
Ambasadori Ajeti: Goethe-Institut heq fusnotën nga emri i Kosovës -
Haxhiu – mërgimtarëve: Kosova ju pret me zemër të hapur, mirë se vini në shtëpi -
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër: Dr. Imer Hajdari la pas një trashëgimi të çmuar në shërbim të pacientëve
Jeta në Zvicër
-
SVP kërkon lehtësim të rregullave për instalimin e kondicionerëve në Gjenevë Partia argumenton se spitalet, shkollat dhe shtëpitë e kujdesit nuk duhet të përballen me procedura të... -
Trafiku në Zvicër rritet me rritjen e kostove -
Gjenevë: Ndalohet shitja e cigareve elektronike, në pritje të një vendimi përfundimtar nga sistemi federal i drejtësisë -
Nëntë kilometra bllokim trafiku në Portalin Verior të Gotthardit -
Zvicra i bashkohet paktit të blerjes së municioneve të NATO-s













