Lajme
Filloi Java e Tolerancës dhe Pajtimit
Respekti i vazhdueshëm dhe mirëkuptimi ndërmjet komuniteteve është prioritet për Kosovën, ka thënë me rastin presidentja Atifete Jahjaga
Më shumë se 150 mysafirë nga 50 shtete janë mbledhur në Prizren në konferencën e dytë vjetore ndërfetare që shënon fillimin e Javës së Tolerancës dhe Pajtimit në Kosovë, e cila do të realizohet nga 23 deri më 30 maj. Respekti i vazhdueshëm dhe mirëkuptimi ndërmjet komuniteteve është prioritet për Kosovën, ka thënë me rastin presidentja Atifete Jahjaga.
Ajo tha se kjo konferencë synon të forcojë dialogun ndërfetar në Kosovë dhe ndërtimin e besimit të ndërsjellë mes shtetit laik dhe komuniteteve fetare në Kosovë.
“Këtë vit, organizatorët e kësaj konference dhe përkrahësit e saj kanë zgjedhur të tubojnë studiues, praktikantë dhe ekspertë të fushave të ndryshme për të diskutuar rreth rolit dhe kontributit të besimit fetar në shoqëritë sekulare dhe ndërtimin e një marrëdhënie të mirëfilltë mes laicitetit dhe lirisë për të praktikuar fenë, e cila do të garanton bashkëjetesë dhe harmoni për të gjithë qytetarët e Kosovës, besimtarë dhe jobesimtarë”, tha ajo.
Kosova, sipas saj, përballet me shumë sfida në rrugën e saj për krijimin e një demokracie kuptimplotë, për ndërtimin e një ekonomie të qëndrueshme dhe forcimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar.
“Megjithatë, qytetarët e Kosovës janë përballur me këto sfida me entuziazëm dhe shpresë duke e perceptuar dhe kuptuar këtë rrugëtim si shansin tonë historik për të krijuar shtet të mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë etnike dhe fetare”, deklaroi presidentja.
Kushtetuta e Kosovës, sipas saj, obligon të ndërtohet një shtet sovran të të barabartëve.
“Ajo garanton lirinë fetare dhe ngërthen përkushtimin që duhet ta realizojmë për respektimin dhe mbrojtjen e monumenteve fetare. Nuk ka kundërthënie mes Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe politikës së religjionit, sepse dyja bazohen mbi respektin dhe dashurinë për shumëllojshmërinë, për diversitetin”, deklaroi ajo.
Sfidë për të gjithë kosovarët, është që të ruajmë këtë trashëgimi të tolerancës ndërfetare.
Ndryshe konferenca titullohet “Feja dhe politika: Përforcimi i dialogut ndërfetar me qëllim të zhvillimit demokratik”, ku pjesëmarrësit do të kontribuojnë në debatin e vazhdueshëm mbi rolin e fesë dhe dialogut ndërfetar në sferat publike të shoqërive bashkëkohore gjatë rrjedhës së kësaj ngjarje dy ditore që do të mbahet në Hotel “Theranda”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi Pasi u godit nga rrufeja, një fluturake e kompanisë Swiss u kthye në Cyrih pas vetëm... -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit -
Mungesa e strehimit në Cyrih dominon votimin e 14 qershorit












