Lajme
Fillojne hetimet, rrezikon Turqia
UEFA më në fund është vënë në lëvizje, për përshëndetjen ushtarake që lojtarët e Turqisë, bënë pas golave të shënuar ndaj Shqipërisë dhe Francës.
Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, UEFA bën me dije se një Inspektor nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës, është ngarkuar me detyrën për të nisur hetimet disiplinore, në lidhje me një sjellje të mundshme politike dhe provokative, nga lojtarët turq, në ndeshjet ndaj Shqipërisë më 11 tetor, dhe Francës më 4 tetor.
Për tani vetëm kaq, ndërkohë që UEFA shkruan se më tepër informacion, në lidhje me vijueshmërinë e këtij hetimi do të ketë një moment të dytë. Turqia rrezikon pas gjestit të lojtarëve në fushë, por zërat thonë se do ia hedhë vetëm me një gjobë. Gjithsesi, fjalën e fundit do ta thonë komisionet e UEFA-s.
Ndërkohë, një hetim është hapur edhe ndaj Bullgarisë, në ndeshjen ndaj Anglisë. Federata Bullgare akuzohet për kore raciste, hedhje objektesh në fushë, ndërprerje të himnit kombëtar dhe për përsëritjet në ekranin gjigant të stadiumit. Bullgarët duket se nuk do ia hedhin paq, pas ngjarjeve mbrëmjen e 14 tetorit në Sofie. Ndërkohë, akuza ka edhe ndaj Anglisë, për tifozët që ndërprenë himnin kombëtar, si edhe për një numër jo aq sa duhej të stjuartve udhëtues, shkruan panorama, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët “Mbështetja që po marrim nga mërgata jonë është dëshmi se LDK-ja vazhdon të mbetet alternativa e... -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës -
Debati për “10 milionë banorë” në Zvicër: Kush po emigron realisht? -
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët















