Të tjera
Fillojnë Lojërat Evropiane “Minsk 2019”, Kosova sot pret medaljet
Me një ceremoni madhështore, në frymën e traditës olimpike, janë hapur të premten mbrëma Lojërat e dyta Evropiane. Minsku – kryeqendra e Bjellorusisë, njëri prej shteteve më të izoluara në Evropë – mirëpret afro 4.000 sportistë e mijëra zyrtarë në ngjarjen shumësportëshe që zhvillohet deri më 30 qershor.
Në mesin e mijëra sportistëve që parakaluan në paradën e shteteve në ceremoninë hapëse ishin edhe pak sportistë të Kosovës. Lojërat Evropiane janë ngjarja e vetme e madhe në të cilën Kosova paraqitet prej edicionit të parë. Në “Baku 2015”, Kosova kishte fituar medalje të bronztë, ndërsa për “Minsk 2019” pritshmëritë janë dukshëm më të mëdha, shkruan sot Koha Ditore, përcjell albinfo.ch.
Por në ceremoninë hapëse të së premtes mbrëma nuk ishin ata që pritet t’i sjellin Kosovës medaljet. Bëhet fjalë për xhudistët, që për vite të tëra janë sportistët bindshëm më të suksesshëm në vend. Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova e Distria Krasniqi nuk u paraqitën në ceremoni për shkak se në kohën kur nisi ajo e kishin matjen zyrtare e po ashtu për faktin që Majlinda e Nora menjëherë të shtunën (sot) në mëngjes zhvillojnë gara. Ndërkohë Akil Gjakova e Loriana Kuka kanë pasur vonesa gjatë udhëtimit dhe nuk kanë arritur me kohë për ceremoni.
12 sportistët nga Kosova janë: Majlinda Kelmendi, Akil Gjakova, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Loriana Kuka (xhudo) Ardita Zejnullahu (shigjetari), Patrit Behrami, Ardit Delijaj, Shpëtim Bajoku, Donjeta Sadiku (boks), Farih Karabaxhaku (pingpong) dhe Alvin Karaqi (karate).
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve Ekspertët theksojnë se rënia e lindshmërisë nuk lidhet vetëm me faktorët ekonomikë... -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve -
Qytetet më mikpritëse në Evropë për emigrantët, Cyrihu në vendin e parë -
Vendet më mikpritëse për emigrantët: Zvicra, e pesta, Austria, e dhjeta











