Të tjera
Fillon Liga Unike mes Kosovës dhe Shqipërisë
Më në fund do të jetësohet ëndrra e shumë shqiptarëve për zhvillimin e një lige ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë
Liga Unike që bëri bujë shumë të madhe në media, por që nuk u zhvillua për shkak të Covid-19, do të zhvillohet në formë të Final 8.
Kjo ligë është me iniciativë të Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, derisa në nënshkrimin e marrëveshjen kishte marrë pjesë edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, në shtator të vitit të kaluar.
Kryetari i Bordit të Ligës Unike, Ilir Trebicka, me anë të një njoftimi për media, ka bërë të ditur se më në fund do të zhvillohet edhe turneu i katër skuadrave më të mira nga Kosova dhe katër më të mira nga Shqipëria, shkruan albinfo.ch.
Skuadrat e nominura nga Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB) janë Tetua, Goga Basket, Vllaznia dhe Tirana, kurse nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) janë Sigal Prishtina, Golden Eagle Ylli, Peja dhe Rahoveci.
Garat do të zhvillohen në format të “Final 8” me sistem eliminimi dhe ndeshjet e para çerekfinale do të luhen në Rahovec me datë 6 dhe 7 Prill 2021, ndërsa ndeshjet gjysmëfinale, gara për vendin e tretë dhe finalja e madhe e Ligës UNIKE do të zhvillohen me datat 13-14 Prill në Durrës.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve Ekspertët theksojnë se rënia e lindshmërisë nuk lidhet vetëm me faktorët ekonomikë... -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve -
Qytetet më mikpritëse në Evropë për emigrantët, Cyrihu në vendin e parë -
Vendet më mikpritëse për emigrantët: Zvicra, e pesta, Austria, e dhjeta












