Bota

Finlanda pritet të zgjedh kryeministren më të re në historinë e shtetit

Sanna Marin, 34 vjeçe dhe supozohet se do të jetë kryeministrja më e re jo vetëm në Finlandë, por edhe në botë

Është bërë e ditur se partia Social-Demokrate, në Finlandë, kryeson një qeveri koalicioni prej pesë partive, së fundi ka zgjedhur ish ministren e Transportit Sanna Marin si kryeministren e re të Finlandës, e cila do të bëhet kryeministrja më e re në historinë e vendit, transmeton albinfo.ch.

Finlandezja Sanna Marin është 34 vjeçe dhe supozohet se do të jetë kryeministrja më e re në botë.

Realisht, Marin, u zgjodh kryeminstre nga Partia e saj Social-Demokrate, pas dorëheqjes së Antti Rinnes.​

Thuhet se ajo pritet ta bëjë betimin këtë javë dhe do të udhëheqë një koalicion të qendrës së majtë, me pesë parti të kryesuara nga gra.

“Kemi shumë punë për të bërë, për të rikthyer besimin”, tha Marin.

Kujtojmë se kryeministri i deritashëm i Finalndës, Anti Rinne, dha dorëheqje, pasi një parti në koalicionin e tij tha se ka humbur besimn në të, për shkak të trajtimit të një greve të punëtorëve të postës.

Që në moshën 27-vjeçare, Marin ka pasur ngritje të shpejtë në politikën finlandeze qëkur është bërë kryetare e këshillit të qytetit të saj, Tampere.

 

Fotografia e Sanna Marin

 

Fotografia e Sanna Marin

 

Fotografia e Sanna Marin