Sporte Luftarake
Flamuri shqiptar ngritet në Rusi
Evangjeli Veli është peshëngritësja shqiptare, e cila zhvilloi një paraqitje historike në Kampionatin Evropian që po zhvillohet në Rusi, duke marrë medalje bronzi në stilin e shkëputjes. Peshëngritsja shqiptare ngriti 89 kg në tri prova që zhvilloi. Në shtytje Veli u rendit e teta, me 105 kg, përcjell albinfo.ch.
Në vitin 2018 Evangjeli Veli rezultoi pozitive me doping, madje atë vit nuk arriti të marrë pjesë në Europianin që u mbajt në Rumani. Kujtojmë që rreth 2 muaj më parë Evangjeli Veli kishte njoftuar largimin nga kombëtarja, pas disa mosmarrëveshjeve me Federatën, por palët gjetën gjuhën e përbashkët, duke i sjellë Shqipërisë medaljen e radhës në peshëngritje.
Ditët në vijim radhën për të garuar në Europian e kanë Briken Calja, Erkand Qerimaj, Daniel Godelli dhe Krenar Shoraj, të cilët pritet t’i sjellin të tjera medalje Shqipërisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Sporte Luftarake
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Pagat zvicerane rriten, por “u zbehën” nga inflacioni Ndërsa pagat në Zvicër u rritën vitin e kaluar, përfitimet u anuluan përsëri nga rritja e...
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta