Kosova
FMN parasheh rritje ekonomike në Kosovë gjatë 2019-ës
Fondi Monetar Ndërkombëtar parasheh rritje ekonomike për Kosovën gjatë vitit 2019, prej 4,2 për qind. Por, sipas FMN-së kjo rritje mund të jetë më e madhe nëse ka përparim në reformat, veçanërisht në tregun e punës dhe fushat e qeverisjes.
Megjithatë, sipas FMN-së, ka rrezik se presioni i shpenzimeve dhe mungesa e të ardhurave nga taksat mund të rrisin deficitin fiskal.
“Rregullat fiskale vazhdojnë të jenë brenda politikave fiskale në buxhetin për vitin 2019 edhe pse ka rreziqe. Në buxhet ka rritje të madhe të pensioneve dhe hapësirë për iniciativa të reja për pagat dhe benefite të tjera sociale, duke u mbështetur në përfitimet e mëdha dhe të paqëndrueshme nga reformat në reformat e administratës tatimore dhe pensionet për veteranët e luftës”, thuhet në një raport të FMN- së.
FMN ka sugjeruar që autoritetet në Kosovë të jenë të kujdesshëm në prezantimin e skemave të reja sociale, shkruan REL, përcjell albinfo.ch
“Për të mbajtur nën kontroll presionin nga përfitimet sociale, është e nevojshme që të ketë reforma sa i përket veteranëve të luftës dhe të mos prezantohen skema të reja sociale, të tilla si për mësuesit, policinë apo edhe skema të tjera, përderisa çdo rritje pensionesh duhet të kufizohet vetëm në pensionin bazë”, thuhet në raportin e FMN-së.
Sipas FMN-së, në Kosovë shumë reforma “kanë ngecur” si pasojë e situatës “komplekse politike” dhe ky mekanizëm ndërkombëtar vlerëson se në vend janë rritur “vendimet populiste”.
Qeveria e Kosovës ka thënë se buxheti për vitin 2019 do të jetë në vlerë prej 2,3 miliardë eurosh. Në këtë buxhet janë përfshirë disa skema të reja sociale. Partitë opozitare kanë kritikuar rritjen e skemave sociale dhe kanë thënë se ky buxhet nuk garanton zhvillim ekonomik.
E-Diaspora
-
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit Albanifest Winterthur është festivali më i madh vjetor që zhvillohet në një qytet të vjetër, në... -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët -
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës
Jeta në Zvicër
-
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite Kjo gjithashtu përfaqëson një rekord të ri të nxehtësisë të të gjitha kohërave për stacionin meteorologjik... -
20 vjet Vali Ranch: Një ëndërr që u bë destinacion i njohur turistik në Kosovë -
Dogana gjermane sekuestron 117 kilogramë marihuanë që kaluan përmes Zvicrës -
Temperaturat e larta mbushin lumenjtë e Zvicrës me mijëra qytetarë -
Temperaturat përvëluese në Zvicër: Sot u regjistruan 39 gradë














