Shqipëria
Fondi Kulturor i Zvicrës mbështet trashëgiminë kulturore shqiptare
Me mbështetjen e Fondit Kulturor Zvicerian, një grup koreografësh të rinj po riinterpretojnë dhe dokumentojnë trashëgiminë kulturore të Rrajcës, veçanërisht vallen e famshme origjinale dhe ritualet e dasmave që vijnë nga shekujt e kaluar.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, njëkohësisht deputet i qarkut Elbasan, ndau sot foto nga koreografët e rinj, të cilët i bëjnë jehonë trashëgimisë kulturore, transmeton Atsh, përcjell Albinfo.ch.
“Ju uroj një fund jave të bukur me këto foto nga “Vallja e Rrajces” me balerinët Danja Kovaçi, Sara Dyrmishi, Bronilda Memaj, Daniela Gjuraj, Sara Hasani, Erta Sina, Erjon Vatnikaj, Halit Baçinofki, Uesli Alushi, Pllum Vatnikaj, Kristjan Kavalli, Sadik Peçi nën drejtimin e koreografit Artan Ibërshimi”, tha Balla.
Ai shtoi se “dy këngëtaret polifonike të Rrajcës, Emliha Hana dhe Emliha Molla, i dhanë ngjyra shtesë kësaj dite.
“Rigjallërimi i trashëgimisë kulturore sjell një sens përkatësie dhe krenarie për komunitete si Rrajca jonë e dashur”, tha Balla.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës në këtë shtet Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve Të mërkurën në mëngjes pati një ndërprerje në trafikun hekurudhor midis Cyrih-Hardbrücke dhe Cyrih-Oerlikon....
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf
-
Thun dëshiron të ulë taksat
-
Tonelata naftë derdhen në liqenin e Zug-ut