Autotech
“Ford” shkurton mijëra vende pune në Evropë
Prodhuesi amerikan i makinave “Ford” do të shkurtojë mijëra vende pune, do të ndalojë prodhimin e disa modeleve dhe do të mbyllë një fabrikë prodhimi në Evropë, përpara se të fillojë një bashkëpunim të mundshëm me kompaninë kryesore të tregut “Volkswagen”, përcjell albinfo.ch.
“Ford” njoftoi për këto ndryshime, duke thënë se ata janë pjesë e ristrukturimit të tyre global të kompanisë, që do të kushtojë 11 miliardë dollarë. Ata gjithashtu thanë se do të ndalonin prodhimin e modeleve jofitimprurëse dhe do të ndryshonin strategjinë e tyre në tregje të vështira rajonale, si Rusia.
“Ne marrim hapa vendimesh për të transformuar biznesin tonë në Evropë”, tha Stephen Armstrong, presidenti i “Fordit” për Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën.
Kompania njoftoi në korrik se do të shpenzojë 11 miliard dollarë në tre deri në pesë vjetët e ardhshme për të ristrukturuar biznesin e saj në mbarë botën.
Megjithëse “Ford” është duke fituar fitime të mëdha në SHBA, kompania mbetet prapa konkurrentëve të saj në Evropë dhe në Amerikën Latine. Në nëntë muajt e parë të vitit 2018, «Ford» humbi 199 milionë dollarë në Evropë, ndryshe nga e njëjta periudhë një vit më parë, kur kompania fitoi të ardhura prej 278 milionë dollarësh.
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe
Jeta në Zvicër
-
Në këto aeroporte mbahen greva gjatë prillit dhe majit Grevat nuk janë të rralla në Evropë. Për shkak se punëtorët po luftojnë për kushte më...
-
Vdes ushtari zviceran nga të shtënat, gjatë ushtrimeve në kazermë
-
Dyshimi për mashtrim: Akuzohet për 250 mijë CHF që mori kredi për Covid
-
Zvicër: Thirrje për kujdes për personat që kanë vendosur tashmë goma verore
-
Studim: Mirëqenia në Zvicër është rritur ndjeshëm në 30 vjetët e fundit