Shqipëria
Fotografi zviceran rikthehet pas 31 vjetësh në Shqipëri

Fotografi zviceran, Hans Peter Jost, pati shfrytëzuar momentin e parë kur kufijtë e Shqipërisë u hapën dhe shkoi për të vizituar vendin e sapodalë nga komunizmi.
31 vjet më parë fotografi zviceran udhëtoi në fshatrat e Veriut të Shqipërisë, ku fotografoi malësorët dhe sot pas shumë vjetësh u rikthye për t’u dorëzuar atyre fotot e shkrepura.
Momentet e ri takimit, fotografi zviceran Hans Peter Jost vendosi t’i dokumentojë përmes një filmi me metrazh të shkurtër, të quajtur “Ku jeni ju”, shkruan TCH, përcjell albinfo.ch.
“Ky është një film me metrazh të shkurtër, që tregon historinë time për kërkimet që kam bërë për fëmijët që kam fotografuar në vitin 1992. Është një fotografi me 5 fëmijë që më nxiti të bëj këto kërkime. Ajo foto më përcjell një ndjesi të veçantë dhe sa herë e shikoja të varur në murin e zyrës, kisha merakun se çfarë ishin duke bërë ata fëmijë sot, ndaj vendosa t’i kërkoj”, tha Hans Peter Jost.
Fotografi zviceran ka udhëtuar nëpër Shqipëri për t’i gjetur fëmijët e asaj kohe që sot kanë ndryshuar shumë teksa një pjesë ka arritur t’i takojë sërish.
“Me ndihmën e miqve shqiptarë dhe rrjeteve sociale, disa kam arritur t’i gjej. Sot ata 5 fëmijë bëjnë punë të ndryshme, si murator, lulishtar apo fermer. Një pjesë jetojnë në Shqipëri, ndërsa dy prej tyre i kam takuar në Londër. Ky film tregon për tranzicionin shqiptar dhe përmes tij kuptojmë se sa kanë ndryshuar njerëzit. Aty dallohen qartë vuajtjet dhe lodhjet e 30 viteve. Të gjithë njerëzit e asaj kohe që kam fotografuar nuk kanë patur një jetë të lehtë dhe këtë e kuptova kur i takova sot”, shtoi fotografi.
Ndryshe, Hans Peter Jost tregon se pjesën me të madhe të njerëzve që kishte fotografuar në fillimin e viteve ‘90 nuk ka arritur t’ua dorëzojë ende fotot, sepse ata kishin emigruar dhe fshatrat ishin bosh.
E-Diaspora
-
Islam Alijaj “angazhon” avatarin të flasë për të gjatë fushatës zgjedhore Alijaj tani po merr mbështetje virtuale në fushatën zgjedhore. Ai dhe ekipi i tij kanë zhvilluar...
-
Për shtatë muaj, diaspora solli në Kosovë 754 milionë euro
-
Librat në gjuhën shqipe, së shpejti edhe në Zvicër
-
Aplikacioni i krijuar nga ndërmarrësi shqiptar, Kristian Kabashi, i nominuar për Best of Swiss Apps Awards
-
Kurti: “Janë pjekur kushtet për një përfaqësim në nivelin më të lartë të Zvicrës”
Jeta në Zvicër
-
Sa mund të fitoni me një diplomë universitare zvicerane? Arsimi i detyrueshëm përfundon në Zvicër në moshën 16 vjeç, kur nxënësit kanë një zgjedhje midis...
-
Rriten shtrimet me Covid në Zvicër
-
Emigrantët nga Italia: Zvicra dërgon më shumë roja kufitare në Ticino
-
Primetravel vjen për ju edhe në Cyrih!
-
Islam Alijaj “angazhon” avatarin të flasë për të gjatë fushatës zgjedhore