Koronavirusi: çast pas çasti
Studimi: Koronavirusi në Itali nga Nëntori i 2019-tës
Rezultati i hulumtimit u publikua tek Revista Britanike e Dermatologjisë
Një ekip italian i hulumtimeve zbuloi se një grua ka qenë infektuar me koronavirus që në Nëntor 2019, një muaj përpara zbulimit të mërpashëm tek një fëmijë 4-vjeçar, sipas një raporti të publikuar tek e përditshmja “La Repubblica”.
Sipas studimit, ekipi i hulumtimeve ndërkombëtare i drejtuar nga Universiteti i Milanos, zbuloi se një 25 vjeçare italiane ka qenë infektuar me koronavirusin në Nëntor 2019.
Ekipi zbuloi se një biopsi në lëkurën e saj shfaqi prezencën e koronavirusit, transmeton Scan, përcjell albinfo.ch.
Rezultati i hulumtimit u publikua tek Revista Britanike e Dermatologjisë.
Hulumtuesit shqyrtuan biopsinë nga pacientja me një sëmundje atipike të lëkurës që nuk ka qenë diagnostikuar në muajt e fundit të 2019-s dhe zbuluan se e vetmja simptomë e pacientes së infektuar me koronavirus ishte shfaqja e disa pllakave të kuqe në lëkurë.
Rasti i parë në Itali është regjistruar në fund të Shkurtit 2020.
Megjithatë, studimet e fundit në Itali po ofrojnë prova se virusi mund të jetë përhapur shumë më shpejtë se ç’mendohej.
Raffaele Gianotti, një hulumtues tek Universiteti i Mialnos, tha se nëpërmjet studimit kanë zbuluar se disa raste të Covid-19 kanë treguar vetëm simptoma të sëmundjes së lëkurës. Për rrjedhojë, ata kërkonin të dinin nëse ndonjë me sëmundje të lëkurës përpara vatrës së muajit Shkurt, ka qenë infektuar me koronavirus.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën