Shqipëria

Franca shtyn vendimin për Maqedoninë dhe Shqipërinë në 2020-ën

Franca ka prezantuar propozimin e saj konkret për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Ky propozim mbështetet në dy boshte. Së pari, ai lidhet me përmbushjen e kritereve kyçe që kanë të bëjnë me respektimin e shtetit të së drejtês, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe, së dyti, me reformën e procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian.

Franca konsideron se para se të hapen negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duhet të plotësohen kushtet përkatëse:

– Shqipëria duhet të zbatojë reformën në drejtësi dhe  reformën zgjedhore, ndërkohë që

– Maqedonia e Veriut duhet të bëjë progres me çështjen e Prokurorisë Speciale.

Franca mbêëhtet kështu qëndrimin e Gjermanisë për kushtëzimin për Shqipërinë, por është më e nuancuar dhe më kritike lidhur me problemet e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri, progresin konkret të bërë në reforma në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut dhe konsideron se ka një këndvështrim më realist mbi situatën politike në të dyja vendet.

 

Nga ana tjetër, Franca kërkon të ndryshojë procesin e zgjerimit, i cili deri tani, sipas saj, nuk ka dhënë frytet e pritshme. Qeveria franceze ka një vlerësim më të nuancuar dhe më pak optimist se Komisioni Europian për zgjerimin.

Qëndrimi i qeverisë franceze bën të kuptohet se vlerësimi i Komisionit Europian është tepër mekanik, teknokrat dhe ndarja e kornizës negociuese në 35 kapituj nuk ka dhënë frytet e pritshme.

Sipas Francës, procesi i zgjerimit për Komisionin e ri Europian duhet të jetë më gradual, më i kontrolluar dhe të përfshijë edhe ekspertizën e shteteve anëtare, në mënyrë që progresi të japë rezultate.