Futboll
Kosovare Asllani nënshkruan kontratë me Real Madridin
Është bërë e ditur se futbollistja me prejardhje nga Kosova, Kosovare Asllani, ka nënshkruar me klubin e futbollit të femrave të Real Madrid, transmeton albinfo.ch.
Këtë e ka bërë të ditur vet ajo në rrjetin social Facebook. Ajo është shprehur se asgjë nuk është e pamundur.
“Historia u shkrua. Urime për të gjitha vajzat e reja që ëndërrojnë që një ditë të luajnë për ekipin e tyre të parapëlqyer. S’është e pamundur më”.
Kujtojmë se futbollistja nga Mitrovica, shkëlqeu me Suedinë vitin e kaluar në Kampionatin Botëror të femrave, ku në një ceremoni të Federatës së Futbollit të Suedisë, është shpërblyer me çmimin ‘Sulmuesja më e mirë e vitit’.
Po ashtu, kosovarja ishte edhe në mesin e të nominuarave për çmimin e “Topit të artë”, në konkurrencën e femrave në vitin e kaluar. /Albinfo.ch.
https://www.facebook.com/KosovareAsllaniOfficiell/photos/a.828514110540892/3322473887811556/?type=3&theater
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë














