Lajme
G7 premton 15.9 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën
Vendet e industrializuara të G7-ës kanë premtuar 19.8 miliardë dollarë për të forcuar financat publike të Ukrainës, ndërsa Kievi lufton pushtimin rus, thuhet në një deklaratë të ministrave të financave të grupit, përcjell albinfo.ch.
Udhëheqësit financiarë të G7-ës që përfaqësojnë SHBA-në, Japoninë, Kanadanë, Britaninë, Gjermaninë, Francën dhe Italinë, premtuan mjaft para për të mbajtur në këmbë ekonominë e shkatërruar të Ukrainës për sa kohë që lufta vazhdon.
Ministri i Financave i Gjermanisë, Christian Lindner, u tha gazetarëve se 9.5 miliardë dollarë nga totali u mobilizuan në takimet e ministrave të financave të G7 në Koenigsëinter, Gjermani, këtë javë.
“Ne ramë dakord për veprime konkrete për të thelluar bashkëpunimin ekonomik shumëpalësh dhe nënvizuam angazhimin tonë për përgjigjen tonë të bashkuar ndaj luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe për mbështetjen tonë të palëkundur ndaj Ukrainës”, u tha në një deklaratë.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit