Shqipëria

Gati projekti i aeroportit të Vlorës

Me standarte të larta teknike e arkitektonike

Projekti i aeroportit të Vlorës është gati. Lajmin e bëri të ditur vetë kryeministri Edi Rama.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Rama tregon se qeveria bashkëpunoi me studion e famshme ARCHEA, duke bërë një projekt ambicioz të standarteve më të larta teknike e arkitektonike.

Rama njofton se më shumë detaje do të bëhen publike nesër në prezantimin e projektin në orën 17:00, tek “Tre racat”, përcjell albinfo.ch.