Kosova
Gazeta gjermane publikon recension për librin e Shkelzen Gashit, “Masakrat në Kosovë 1998-1999”
“Frankfurter Allgemeine Zeitung” thur lavde për librin e Shkëlzen Gashi mbi krimet e luftës në Kosovë
Gazeta më e madhe gjermane, “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, ka thurur lavde në recensionin e saj për librin e Shkëlzen Gashit mbi krimet e luftës në Kosovë gjatë viteve 1998-1999, transmeton albinfo.ch.
Në versionin e saj të shtypur, publiku në Gjermani sot do ta ketë në duar recensionin e librit “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, të shkruar nga autori Shkëlzen Gashi.
“Shkoni te Klintoni” titullohet recensioni që gazeta më e madhe gjermane, “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ), i ka bërë librit të historianit Gashi, i cili ka rikonstruktuar me përpikëri masakrat e luftës në Kosovë.
Vetë autori Gashi ka shkruar në Facebook për botimin e recensionit, ku ka ndarë edhe pjesë të shkruara nga FAZ-i.
“…Shkëlzen Gashi, në librin e tij ‘Masakrat në Kosovë 1998–1999’, paraqet atë që ndodhi në vendlindjen e tij gjatë luftës. Puna e tij e hulumtuar me kujdes, e botuar në një vëllim tregjuhësh (shqip, serbisht dhe anglisht), është më shumë një vepër referimi sesa një rrëfim i njëtrajtshëm historik. Me saktësi të madhe, Gashi në 83 kapituj përshkruan po aq masakra sa ndodhën në Kosovë mes shkurtit 1998 dhe korrikut 1999… Gashi, i cili nuk heziton asnjëherë të sfidojë tendencat nacionaliste edhe në vendin e tij, punon me rigorozitet…”, shkruan gazeta gjermane.
Kujtojmë se në shtator të vitit 2024, publicisti Shkëlzen Gashi ka botuar librin “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, ku janë përfshirë 83 masakra të kryera nga forcat serbe kundër civilëve, kryesisht shqiptarë, nga data 28 shkurt 1998 deri më 23 korrik 1999. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Suedi
Granit Maqedonci, arbitri profesionist me origjinë nga Kosova në elitën e futbollit suedez Nga Prishtina në Allsvenskan – Maqedonci ndër arbitrat profesionistë më të shquar në kampionatin kryesor të... -
Fron Shala certifikohet nga HarvardX në shkencat e astronomisë -
Albin Kurti i bën thirrje mërgatës: Regjistrohuni sa më parë për të votuar me postë -
Vjosa Osmani i bën thirrje diasporës: Më 7 qershor ejani në Kosovë dhe votoni -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé do të mbajë prodhimin e kapsulave Nespresso në Zvicër pavarësisht tarifave amerikane Kompania zvicerane e ushqimit Nestlé nuk ka plane të zhvendosë prodhimin e kapsulave Nespresso jashtë Zvicrës,... -
Qeveria federale zvicerane kërkon dënime më të rënda për vjedhjen e biçikletave -
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër në momentin kritik -
Mamitë në Gjenevë kërkojnë rritje page dhe njohje më të madhe të profesionit -
Zvicër: Mbetjet ushqimore ende shumë të larta












