Shqipëria
Gazetares i shkatërrohet shtëpia nga tërmeti, por vazhdon punën me foshnjën 3 muajshe me vete
Prej rreth 60 orësh ajo ndodhet në terren si shumë kolegë të saj. Pas vetes, në çdo lagje, në çdo rrugë ku shkon për të raportuar ka një valixhe me vete, një valixhe shumë të shtrenjtë, jo me rroba e as plaçka, por me një qenie të vogël, më e dashura në botë.
Është vajza e saj e vogël 3-muajshe që po njeh profesionin e vështirë të nënës, megjithëse ka pak ditë që e ka parë dritën e diellit.
Gazetarja e News24, BalkanWeb e Gazeta Shqiptare që raporton çdo ditë nga Durrësi, Klodjana Haxhiaj është një nga qytetarët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Banesa e saj e ndërtuar vetëm prej pak kohësh është bërë e pabanueshme.
Si ajo shumë gazetarë të tjerë janë në krye të detyrës, megjithëse do donin të ishin në një zonë të sigurt me të dashurit e tyre. Erjoni, Klodi, Erjola, Osmani, Elidoni, Brikena, Enriku, Dorjana, Ida dhe plot të tjerë në redaksitë e tyre që numërojnë minutat dhe tërmetet që nuk kanë lënë të palëkundur asnjë shqiptar dhe luten, shkruan balkanweb, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja 26-vjeçari shqiptar rrezikon jetën për të shpëtuar dy persona nga mbytja në... -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra renditet vendi i tretë më paqësor në botë për vitin 2026 Indeksi Global i Paqes e ngjit Zvicrën dy vende më lart, falë stabilitetit institucional, nivelit të... -
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga















