Futboll
Gjendja shëndetësore e Rashicës, flet trajneri i tij
Reprezentuesi i Kosovës dhe lojtari i Werder Bremenit, Milot Rashica, u detyrua të largohet nga fusha e lojës në minutën e 61-të të ndeshjes kundër Hoffenheimit, meqë nuk po ndjehej mirë.
Rashica ishte startues në këtë ndeshje dhe asistues në golin e vetëm të ekipit të tij, shkruan Insporti, përcjell albinfo.ch.
Në minutën e 61-të, kosovari u zëvendësua nga Claudio Pizarro, pasi mori trajtim mjekësor në fushë. Bremeni këtë ndeshje fitoi pikërisht me dallim minimal, në saje të golit ku Rashica asistoi dhe mbeti me gjasa teorike për të siguruar një vend në garat evropiane në sezonin e ardhshëm.
Ndërkohë Insporti, citon mediat gjermane, gjegjësisht deklaratat pas ndeshjes, që raportojnë se fjala nuk është për lëndim por një komplikim shëndetësor.
Trajneri Florian Kohfeldt pas ndeshjes kishte deklaruar se “Miloti kishte vjellë para ndeshjes në zhveshtore, ai duket se kishte ngrënë diçka të gabuar. E megjithatë ai ka luajtur rreth 60 minuta dhe ka vënë veten në shërbim të ekipit “, përfundon deklarata e trajnerit, i cili lavdëroi asin kosovar.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve












