Kosova

Gjenerali Fogo mbështet vendimin për ushtrinë e Kosovës

“Vendimi i autoriteteve të Kosovës për të transformuar FSK-së në ushtri është vendim sovran, dhe ne mbetet ta respektojmë”, ka thënë në Shkup komandanti i Komandës së Përbashkët të Forcave Aleate në Napoli, admirali James Foggo.

Foggo, në një konferencë për mediat pas takimit që realizoi me ministren e Mbrojtjes së Maqedonisë, Radmilla Shekerinska, tha se Kosova është një demokraci e njëjtë ashtu siç janë Maqedonia dhe Serbia, ku qytetarët votojnë personat të cilët marrin vendime në emër të tyre.

“Nga këtu them se ky është një vendim sovran, të cilin do të duhet të bëjë Kuvendi i Kosovës për transformimin e FSK-së”, theksoi Foggo.