Kosova
Gjenevë: Kosova dhe EFTA negociojnë për Marrëveshjen Ndërkombëtare për Tregti të Lirë
Republika e Kosovës, Norvegjia, Zvicrra, Islanda dhe Lihtenshtajni janë takuar në Gjenevë për raundin e parë të negociatave drejt një marrëveshjeje të tregtisë së lirë
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, nëpërmjet ekipit negociator të përbërë dhe udhëhequr nga Zef Dedaj, ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm në KIESA, Arjeta Shaqiri Latifi, shefe e kabinetit të ministres Rozeta Hajdari dhe përfaqësues të tjerë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Dogana e Kosovës, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kanë zhvilluar negociata me delegacionin e EFTA-s, të kryesuar nga Karin Büchel, ministre në Sekretariatin Shtetëror për Çështjet Ekonomike të Zvicrës, përcjell albinfo.ch.
Palët negociuese diskutuan mbi tregtinë e mallrave, rregullat e origjinës, lehtësimin e tregtisë, masat sanitare dhe fitosanitare, barrierat teknike në tregti, konkurrencën, mjetet juridike tregtare, çështjet ligjore dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, tregtinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm dhe të drejtat e pronësisë intelektuale. Ndërsa, investimet, shërbimet dhe prokurimet qeveritare u trajtuan në nivel të krerëve të delegacioneve dhe u pajtuan që po në këtë nivel të diskutohen përsëri në rundin e dytë të negociatave që do të mbahet në Republikën e Kosovës.
Shtetet e EFTA-s mbeten partnerë të rëndësishëm tregtarë të Republikës së Kosovës. Shkëmbimet tregtare me këto vende kanë shënuar vazhdimisht rritje. Sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës, në vitin 2019 eksportet e Kosovës ishin 26.28 milionë euro, ndërsa në vitin 2021 eksportet u rritën dukshëm, duke shënuar 52.09 milionë euro. Ndërsa sa u përket importeve nga shtetet EFTA-s, në vitin 2019 vlera e importeve ishte 33,86 milionë euro, ndërsa në vitin 2021 ishte 35,6 milionë euro, rrjedhimisht një bilanc tregtar pozitiv.
Synimi kryesor i kësaj marrëveshjeje është zgjerimi i mëtejshëm i prezencës së produkteve të Kosovës në tregjet e EFTA-s, krijimi i një ambienti konkurrues, eliminimi i barrierave tregtare me fokus te veçantë rritjen e eksporteve dhe investimeve.
Diskutimet ishin konstruktive dhe hapën rrugën për përfundimin e një marrëveshjeje të tregtisë së lirë reciprokisht të dobishme. Delegacionet u dakorduan për të mbajtur një raund të dytë të negociatave tregtare në Prishtinë deri në fund të vitit 2022.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë Fluks i madh turistësh, temperatura të larta dhe punime në transport – ja çfarë duhet të... -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori -
Mbi 1.300 viktima shtesë nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë -
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin












