Lajme
Gjergj Kola: Bashkia e Vjenës do të nderojë “Ambasadorët e Paqes” në vjeshtë
Dorëzimi i mirënjohjeve me titullin “Ambasador të Paqes” do të mbahet në vjeshtë, në Bashkinë e Vjenës pasi të jetë e fituar beteja me pandeminë e koronavirusit
Tetë personalitete të fushave të ndryshme nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut do të nderohen nga Bashkia e Vjenës me titullin “Ambasadorë të Paqes”. Kjo është bërë e mundur përmes projektit “Friedensprojekt” (Projekti i Paqes) me të cilin ka aplikuar veprimtari i njohur shqiptar në Austri, Gjergj Jozef Kola.
“Projekti quhet Friedensprojekt – Vergangeheitsbewältigung”, një metodë kjo që përdoret me sukses në botën gjermanofolëse për t`u ballafaquar me të kaluarën. Përzgjedhja e këtij projekti nga Bashkia e Vjenës, në mes të qindra projekteve tjera është një nderim që i bëhet komunitetit shqiptar në Austri, komunitet ky i cili është gjithnjë në rritje dhe me një integrim shembullor”, theksoi Gjergj Kola për Albinfo Austria.
Qëllimi i këtij projekti është që të sjellë së bashku shkrimtarë, poetë, njerëz të shoqërisë civile, të cilët ofrojnë përvojat e tyre me paqen dhe prosperitetin. “Kështu përhapim një kulturë të paqes, larg kulturës së tallava që përpiqet pa asnjë të drejtë të na përfaqësojë sot në botë e aty këtu mbështetet edhe nga institucionet tona”, thotë ai.

Gjergj Jozef Kola thotë se të gjithë këto personalitete janë emra të merituar:
“Greta Bardeli Gjoni, profesoreshë në Universitetin e Shkodrës; kryetare e Këshillit të Qarkut në Shkodër, e bija e multisportistit, Zef Gjoni. Arjeta Kokalari, profesoreshë, drejtuese e Muzeut “Musine Kokolari” në Gjirokastër. Vlora Ademi, gazetare dhe poete nga Kosova e cila harmonizon letërsinë dhe aktivitetin e saj shoqëror në mënyrë shembullore. Një tjetër grua e përzgjedhur ndër këta personalitete është edhe Diana Toska, aktiviste shoqërore dhe poete nga Shkupi. Është gjithnjë aktive në mbrojtje të të drejtave dhe artit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut. Pjesë e “Ambasadorëve të paqes” është edhe meshtari Vlash Palaj, drejtues i institucionit më të madh të kultit, të kombit shqiptar në Ballkan, Katedrales së Shkodrës, pastaj Hazir Mehmeti, mësues i gjuhës shqipe në Austri; kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë në Austri; autor i veprave të ndryshme. Ai është një nderim për kulturën dhe paqen shqiptare në botë. Aty janë edhe emrat e Xhenc Bezhit, poet, dramaturg dhe prozator si dhe Abedin Krasniqi shembull i paqes dhe letrave shqipe”, theksoi Kola.
Dorëzimi i mirënjohjeve me titullin “Ambasador të Paqes” do të mbahet në vjeshtë, në Bashkinë e Vjenës pasi të jetë e fituar beteja me pandeminë e koronavirusit. Ky manifestim është pjesë e programit të “Kulturës së paqes” ku do të jenë të ftuar edhe gjashtë shkrimtarë që do të flasin për krijimtarinë e tyre. “Të mundohemi të përcjellim mesazhin e nënës së madhe të kombit shqiptar, Nënës Tereze, e cila thoshte: Të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”, nënvizon ai.
Gjergj Kola ka mbaruar studimet e Larta Pedagogjike në Eggenberg – Graz, ndërsa mbi 20 vjet jep mësim në shkollat vjenezë. Ai është autor i mbi 40 dramave, 12 romaneve, dhjetëra tregimeve, poezive, eseve të botuara dhe të vendosura në skenë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













