Lajme
Gjermani: Nga java tjetër, testi i detyruar për të ardhurit nga zonat e rrezikut
Ministri Spahn: "Ne duhet të parandalojmë që udhëtarët të kthehen te njerëzit e tjerë, në mesin e popullit pa u vënë re dhe duke shkaktuar kështu zinxhirë të rinj të infeksionit"
Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn ka bërë të ditur sot futjen në fuqi të një detyrimi të përgjithshëm të testit për udhëtarët që vijnë nga zonat me rrezik të lartë. Urdhri përkatës pritet të hyjë në fuqi javën e ardhshme, shkruan srf.ch.
“Kjo shërben për të mbrojtur të gjithë qytetarët,” ka deklaruar politikani i CDU-së për Agjencinë Gjermane të Shtypit DPA. “Ne duhet të parandalojmë që udhëtarët të kthehen te njerëzit e tjerë, në mesin e popullit pa u vënë re dhe duke shkaktuar kështu zinxhirë të rinj të infeksionit”, është shprehur ai.
Instituti Robert Koch (RKI) mban një listë për shtetet dhe regjionet që përbëjnë një zona rreziku, transmeton albinfo.ch. Në versionin më të fundit, lista përfshin shtete duke filluar nga Afganistani dhe Egjipti, pastaj SHBA, vendet e Ballkanit perëndimor, Republika Qendrore e Afrikës etj. Nga vendet e BE-së, në listë është Luksemburgu
Njësitë federale të Gjermanisë më parë kishin shkëmbyer mendime lidhur me çështjen e detyrimit për testim, përcjell albinfo.ch. Ndër të tjera, Bavaria kishte insistuar për detyrimin e testimit për të kthyerit nga zonat e rrezikut, direkt në aeroportet. Ndërkaq testet vullnetare janë tashmë të mundshme në aeroportet e Mynihut dhe Nyrnbergut.
E-Diaspora
-
Mbështetës të Albin Kurtit nga Zvicra mbërrijnë në Prishtinë për zgjedhjet e 7 qershorit Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ardhja e tyre u shoqërua me brohoritje dhe pankarta... -
Suedi
Diaspora në Suedi nis procesin e votimit, qytetarët ushtrojnë të drejtën e votës -
Gjermani
Bashkatdhetarët në Stuttgart po ushtrojnë të drejtën e votës -
Interesim i madh për votimin në Ambasadën e Kosovës në Vjenë -
Ka nisur votimi në Konsullatën e Kosovës në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Nga Zvicra në Kosovë, këmbë, për 61 ditë Më 4 prill 2026 ishte nisur në këmbë nga Zvicra në Kosovë e tashti, 61 ditë... -
BE-ja kërkon më shumë para nga Zvicra për të mbrojtur kufijtë e jashtëm -
Qyteti Vernier ankohet kundër ndalimit të burkinit në Gjenevë -
Bien ndjeshëm sulmet ndaj bankomateve në Zvicër -
Sulmet ndaj bankomateve janë përgjysmuar në vitin 2025













