Kosova
Gjermania dhe Franca ftojnë në takim udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se do t’i përgjigjet ftesës së Gjermanisë dhe Francës që të takohet në Berlin më 29 prill me udhëheqësit shtetërorë ballkanas.
Vuçiq tha në një konferencë për shtyp se ishte ftuar të shkonte në Berlin me kryeministrin Ana Bërnabiq dhe se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj gjithashtu ishin të ftuar, transmeton Klan Kosova.
Ai ka thënë se nuk pret asgjë nga takimi i 29 prillit në Berlin, në të cilin dy vendet më të fuqishme në BE, Gjermania dhe Franca, do të presin drejtuesit e Beogradit dhe Tiranës, si dhe përfaqësuesit e Prishtinës, sepse siç tha ai, ”e di me kë ka punë në Prishtinë”, transmeton Klan Kosova, përcjell albinfo.ch.
“Unë nuk pres ndonjë gjë, e respektoj Angel Merkelin dhe Emannuel Macron, mendoj se kemi respekt të ndërsjellë, por, duke pasur parasysh se me kë punojmë në Prishtinë, nuk pres asgjë”, tha Vuçiq, transmeton Klan Kosova.
Në takimin e udhëheqësve shtetërorë ballkanas që organizohet nga dy shtetet më të fuqishme të Bashkimit Evropian pritet të marrin pjesë edhe Edi Rama e Ilir Meta.
Diskutimet në kryeqytetin gjerman planifikohen të jenë të formatit të vogël.
Pas zgjidhjes së suksesshme të çështjes së emrit mes Maqedonisë Veriore dhe Greqisë, fokusi i vendimarrësve europianë është zhvendosur në përgatitjet për etapën e fundit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ku bën pjesë edhe ky takim në Berlin.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%














