Kosova

Gjermania dislokon trupa në Kosovë, zgjeron praninë ushtarake

Kontingjenti i radhës i trupave të ushtrisë gjermane në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, ka zbarkuar të hënën në Kosovë.

Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, në një postim në platformën “X” ka thënë se Gjermania mbetet e përkushtuar që të sigurojë ambient të qetë dhe të sigurt në vend.

“Gjermania vazhdon të marrë përgjegjësinë brenda NATO-s, KFOR, në Kosovë. Si hap i parë drejt pranisë më të madhe ushtarake në terren, pionierët nga Bundeswehri mbërritën dje në Kosovë për të përgatitur terrenin për kontingjentin gjerman të KFOR-it – përsëri – në rritje”, ka shkruar Rohde.