Lajme
Gjermania i jep kredi milionëshe Turqisë për mbrojtjen e klimës
Gjermania do ta mbështesë financiarisht Turqinë për teknologji më të favorshme ndaj mjedisit.
Këtë e deklaroi kancelarja Angela Merkel, gjatë vizitës në Stamboll.
“Gjermania do të mbështesë në nivel bilateral”, tha Merkel pas takimit me presidentin turk, Rexhep Tayip Erdogan.
Lidhur me këtë po zhvillohen ende bisedime. Sikurse njofton agjencia e lajmeve Reuters, Turqia pas ratifikimit të Marrëveshjes së Parisit për mbrojtjen e Klimës ka marrë një premtim kredie në vlerën mbi 3.1 miliardë euro.
Kjo shumë, sipas marrëveshjes, do të lëvrohet nga Banka Botërore, Franca dhe Gjermania.
Gjermania duhet të lëvrojë mbi 200 milionë euro, bëhet e ditur. Merkel e përshëndeti ratifikimin nga Turqia të Marrëveshjes së Parisit për mbrojtjen e Klimës. Tani të gjitha shtetet e G20 e kanë nënshkruar këtë marrëveshje.
Takimi mes Merkelit dhe Erdoganit u zhvillua në pjesën historike të qytetit Tarabya, buzë ngushticës së Bosforit.
Tema të tjera të vizitës lamtumirëse të kancelares në Stamboll ishin edhe Afganistani dhe bisedimet që po zhvillohen me talibnët, situata aktuale në Libi e në Siri si dhe politika e BE-së për migracionin. Merkeli deklaroi se në samitin e BE-së javën e ardhshme do të angazhohet që Turqia të marrë ndihma të mëtejshme nga BE-ja për kujdesin ndaj refugjatëve sirianë.
Turqia ndodhet në njërën prej itinerareve kryesore të transitit për refugjatët që synojnë të mbërrijnë në Evropë. Në marrëveshjen e vitit 2016 Ankaraja premtoi ndër të tjera se do të veprojë kundër bandave të kontrabandës me njerëz, që kalojnë refugjatët në Greqi. BE e ka mbështetur në kompensim Turqinë gjatë viteve të kaluara me shuma miliardëshe.
Merkeli tha se është evidentuar që për disa tema ne jemi të një mendimi.
“Ne e kuptojmë që në aspektin gjeostrategjik, jemi shumë të varur nga njëri-tjetri”, deklaroi kancelarja duke iu referuar Afganistanit, migracionit ilegal, si edhe zhvillimeve në Afrikë. /DW
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave













