Lajme

Gjermania i kërkon Rusisë: Mos luajë me jetën e njerëzve në Ukrainë

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, i ka bërë thirrje presidentit rus Vladimir Putin, që të mos luajë me jetën e njerëzve në Ukrainë, raporton CNN.

“I bëj thirrje me këmbëngulje qeverisë ruse, presidentit rus, mos luani me jetë njerëzore!”, ka thënë Baerbock në Bruksel pas mbërritjes në takimin e Këshillit të Punëve të Jashtme Evropiane, përcjell albinfo.ch.

“Looja vërtet e papërgjegjshme me shoqërinë civile dhe me njerëzit në zonat e okupuara – nga të dyja palët – është e papërgjegjshme”, shtoi ajo.

Ajo ka bërë thirrje për kthim në tryezën e negociatave.

“Sulmet, konflikti i dhunshëm që kemi përjetuar në 72 orët e fundit janë vërtet alarmante, armëpushimi po ndërpritet vazhdimisht dhe jetët e njerëzve janë shumë të kërcënuara për shkak të ndërprerjeve të furnizimit me ujë dhe energji elektrike”, tha Baerbock.