Bota
Gjermania kërkon 1.2 milionë punëtorë
Në Gjermani, në tremujorin e tretë të këtij viti, raportohet për 1.24 milionë vende pune të lira, një rekord i mungesës së fuqisë punëtore, sipas Institutit për Hulumtime të Tregut të Punës (IAB), përcjell albinfo.ch.
“Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i vendeve të lira është rritur me 140 000”, tha IAB në një deklaratë, duke punuar në bashkëpunim me Agjencinë Federale të Punësimit të Nurembergut.
“Rritja më e madhe e kërkesës është vërejtur në industrinë e prodhimit, por kërkesa në sektorin e shërbimeve me më shumë se 600,000 vende pune është ende më e larta”, thotë Alexander Kubis i IAB.
Në ndërtim janë hapur 108,000 vende pune dhe 87,000 në sektorin e logjistikës (transport dhe depo).
Numri më i madh i vendeve të lira i referohet arsimit të mesëm dhe të lartë (60.8%), ndjekur nga ata pa kualifikime (22%) dhe më në fund personat me arsim të lartë (17%).
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicra frankofone: Apartamentet bëhen të pabanueshme gjatë vapës, qiramarrësit mund të kërkojnë ulje Shoqatat e qiramarrësve në Zvicrën frankofone thonë se temperaturat ekstreme po i bëjnë disa banesa të... -
Gjinekologu dënohet për vepra seksuale ndaj pacienteve në Zvicër -
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër














