Shqipëria
Gjithçka që duhet të dini për “Air Albania”
Të hënën, më 30 shtator, kompania shqiptare e fluturimeve “Air Albania” nisi udhëtimin në tri aeroporte të reja drejt Italisë
Qytetarëve shqiptarë u shtohet një alternativë tjetër për të udhëtuar drejt Romës, Milanos dhe Bolonjas, si dhe anasjelltas drejt aeroportit të Rinasit. Kompania “Air Albania”, për nisjen e fluturimeve në tre aeroportet italiane, lajmëroi se ofron çmime biletash që fillojnë nga 59 deri në 69 euro.
Por, a janë në të vërtetë kaq këto çmime? Po tregu çfarë ofron?
Realstory.al. kërkoi në faqen zyrtare të “Air Albania” për çmimet e biletave, duke blerë një biletë online, mundësi që ofrohet nga kompania, pa pasur nevojë për të shkuar në një agjenci udhëtimi.
Për destinacionin Tiranë-Milano kompania promovoi çmimin 69 euro, përpara se të niste fluturimet. Por a gjen një biletë me 69 euro për të udhëtuar nga Tirana në Milano me “Air Albania”? Përgjigjja është: Po! Në faqen e kompanisë ofrohen tri mundësi zgjedhjesh për qytetarët. Biletat Ekonomi Promo, fillojnë nga 69 euro apo rreth 8.500 lekë, biletat e klasit Ekonomi kushtojnë rreth 130 euro apo 16.000 mijë lekë dhe biletat Biznes Promo, kushton 343 euro, apo 42.000 mijë lekë.
Çfarë përfshihet në çmimin e biletës?
Sipas faqes së kompanisë “Air Albania”, në çmimin e biletës përfshihen taksat, tarifat dhe mbipagesat si dhe 30 kg bagazhe. Ndërkohë, kompania shqiptare e fluturimeve ofron çmime shumë më të ulëta në krahasim me kompani të tjera që ofrojnë linja ajrore për të njëjtat destinacione. Për klasin Ekonomi Promo, që “Air Albania” e ofron me çmim 69 euro për destinacionin Tiranë-Milano, në kompani të tjera që operojonë në këtë destinacion, çmimi i biletës shkon deri në 140 euro. Sa i përket orarit, “Migjeni” do të fluturojë në destinacionin Tiranë-Milano çdo ditë në orën 11:15, ndërsa mbrritja në Malpensa është në orën 13:20. Pra, udhëtimi zgjat pak më shumë se dy orë. Ndërsa nisja nga Milano në Tiranë bëhet çdo ditë në orën 14:25 dhe mbrritja në orën 16:30.
Ndërkohë, ashtu si për biletat në destinacionin Tiranë-Milano, edhe për Tiranë-Romë çmimi nis nga 69 euro. Fluturimi drejt Romës bëhet çdo ditë nga aeroporti i Rinasit në orën 05:50 dhe mbrritja në Romë është në orën 07:15. Nisja nga Roma për në Tiranë bëhet në orën 08:20 dhe mbrritja në 09:45. Ndërkohë, Air Albania parashikon që udhëtimet drejt Bologna të bëhen në ditë të caktuara, ndërsa çmimi i biletave nis na 59 euro, shkruan Ralstory, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës Dega e Lufthansa-s i joshi asistentët e fluturimit me një bonus për largimin. Tani ka edhe... -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane














