Lajme
Gjykata Speciale kompleton stafin: emëron 19 gjykatës
Janë emëruar 19 gjykatësit që do të gjykojnë krimet e supozuara të UÇK-së. Në mesin e tyre është edhe Guénawl Mettraux nga Zvicra
Shefja e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), Alexandra Papadopolou, ka emëruar të martën (sot) nëntëmbëdhjetë gjykatës ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara. Pas emërimit të këtyre gjykatësve ndërkombëtare, pritet shumë shpejt të filloj punën Gjykata Speciale.
Brenda gjysmës së parë të këtij viti, do të nisin proceset e para gjyqësore kundër ish guerilëve të UÇK-së, që dyshohet se kanë shkelur zakonet e luftës. Gjykata Speciale është themeluar me kërkesën ndërkombëtare për të hedhë dritë, nëse ish eprorët dhe ushtarët e UÇK-së kanë bërë apo jo krime të luftës gjatë vitit 1999.
Sipas regjistrit të Gjykatësve Ndërkombëtar u emëruar këta gjykatës: Keith Raynor – Nënkryetar i Gjykatës nga Britania e Madhe; Roland Dekkers nga Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese në Holandë; Anne Power-Forde nga Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese në Irlandë; Vidar Stensland nga Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese në Norvegji; Antonio Balsamo -Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese, gjykatës zëvendësues –Itali; Kai Ambos, Gjermani; Christoph Barthe, Gjermani; Michael Bohlander, Gjermani; Emilio Gatti, Itali; Nicolas Guillou, Francë; Thomas Laker, Gjermani; Guénawl Mettraux, Zvicër; Vladimir Mikula, Republika Çeke; Andres Parmas, Estoni; Michèle Picard, Francë; Kenneth Roberts, Kanada; Charles Smith III, Shtetet e Bashkuara të Amerikës; Mappie Veldt-Foglia, Holandë dhe; Christine van der Wyngaert, Belgjikë.
Ndryshe gjykatësi zviceran Mettraux, është ligjërues në Universitetin e Llozanës, në të drejtën ndërkombëtare. Mettraux vepron si avokat mbrojtës dhe konsulent përpara juridiksioneve penale ndërkombëtare (ICTY, ICC, STL dhe ECCC), shkruan Express.
Gjatë dekadës së fundit, ai ka përfaqësuar disa liderë të rangut të lartë ushtarak dhe civilë të akuzuar për krime ndërkombëtare. Ai ka këshilluar qeveritë dhe OJQ’të për çështje të ndryshme që lidhen me regjimet rregullatorë, gjykimet penale, legjislacionit dhe drejtësisë tranzicionale.
E-Diaspora
-
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët 23-vjeçari u dërgua për trajtim pasi pretendoi se kishte gëlltitur detergjent, ndërsa autoritetet italiane kanë nisur... -
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë
Jeta në Zvicër
-
20 vjet Vali Ranch: Një ëndërr që u bë destinacion i njohur turistik në Kosovë Në një kohë kur turizmi në Kosovë po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje, Vali Ranch... -
Dogana gjermane sekuestron 117 kilogramë marihuanë që kaluan përmes Zvicrës -
Temperaturat e larta mbushin lumenjtë e Zvicrës me mijëra qytetarë -
Temperaturat përvëluese në Zvicër: Sot u regjistruan 39 gradë -
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës













