Kuriozitete
Google Glass kthehet në versionin e ri të Enterprise Edition
Google Glass u prezantua për herë të parë në vitin 2012, ndërsa si pajisje biznesore debutoi në vitin 2014.
Google tani e ka lansuar Glass Enterprise Edition 2, duke premtuar se syzet do të jenë më të shpejta, më të mira dhe më të dobishme.
Kompania theksoi se ka marrë shumë reagime nga përdoruesit e biznesit rreth pajisjes, dhe ato janë përdorur për ta përmirësuar edicionin e dytë, raporton Neowin, transmeton albinfo.ch..
Glass Enterprise Edition 2 përdor çipset Qualcomm Snapdragon XR1, i cili është dizajnuar për realitet të përzier.
Priten edhe performanca më të mira për kamerë, për funksionet si video streamingu dhe kolaborimi.
Përveç kësaj, Google theksoi se Glass Enterprise Edition 2 është më i lehtë për t’u zhvilluar dhe implementuar.
Ai e përdor Androidin, që do të thotë se do të jetë i lehtë edhe portimi i aplikacioneve.
Syzet Google Glass Enterprise Edition 2 shiten me një çmim prej 999 dollarësh.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve










