Kosova
Goran Bregoviç, njeriu që dikur frymëzonte serbët për masakrat në Kosovë, ftohet në Shqipëri
Festa e Birrës që organizohet në Korçë, do të rikthehet edhe këtë vit më 18-22 gusht
Mes pjesëmarrësve bie në sy se do të jetë i ftuar edhe këngëtari serb Goran Bregovic. Këtë lajm e kanë konfirmuar vetë organizatorët e festivalit, të cilët e konsiderojnë Bregovic si të ftuar special të natës finale.
“Veç artistëve shqiptarë, DJ dhe grupeve më të njohura muzikore në Shqipëri, atmosfera do të kulmojë në natën finale me performancën e këngëtarit Goran Bregovic”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.
Mirëpo, ky lajm nuk është pritur aspak mirë nga shqiptarët e Kosovës. Goran Bregovic konsiderohet si një nga artistët që ka frymëzuar masakrat e serbëve kundër Kosovës.
Bregovic ishte frymëzues e idhull i ushtrisë vrastare serbe gjatë luftës në Kosovë, sidomos me këngën “Kalashnikov”.
Pas Vesa Lumës, Big Bastës, edhe Besa Kokëdhima ka reaguar së fundmi duke u bërë thirrje që të bojkotohet pjesëmarrja e tij në këtë festë pasi, sipas saj, ai është një artist i mirë, po jo dhe njeri i mirë.
“Ai është një artist i mirë, por dukshëm jo edhe një njeri i mirë. Bojkotojeni. Mos lëndoni motrat dhe vëllezërit tanë nga Kosova. Nuk ka arsye që ai të jetë i ftuari yll në një event kaq tradicional. BOJKOTOJENI”, shkruan ajo.
E-Diaspora
-
Gjykimi i shqiptarit për vrasjen e dyfishtë në Bazel, nën masa të forta sigurie Ai është dërguar në Gjykatën Penale mëngjesin e së hënës me një automjet të blinduar të...
-
Dikur i mbylli, LDK tani me prioritet riaktivizon nëndegët në mërgatë
-
Shoqata ‘Smira” mbledh bashkatdhetarët në Gjenevë
-
Artistet kosovare, Agona Shporta e Tringa Sadiku, më 2 maj, me koncert në Cyrih
-
Taravari: Asnjë proces i rëndësishëm për vendin nuk është bërë pa diasporën
Jeta në Zvicër
-
Lojë shpërblyese: Fitoni bileta për të shikuar njërin nga 27 filmat në Kino Kosova Platforma mediale albinfo.ch është partner medial i edicionit të katërt i Kino Kosova...
-
Shkurtimet për financimin e arsimit dhe kërkimit në Zvicër ngjallin shqetësime
-
Mjekët milionerë në Zvicër
-
I dënuari për vrasjen e dyfishtë në Bazel: Nuk e dija se armët ishin të vërteta!
-
Miliarderi zviceran jep 243 milionë dollarë për demokratët amerikanë, “çmenden” republikanët