Kosova
Grenell, i fokusuar në dialogun Kosovë-Serbi
I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për dialogun Prishtinë-Beograd, Richrad Grenell, do të jetë sërish syri dhe veshi i Trump-it për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht angazhimit edhe në një tjetër detyrë.
Ditë më parë ai është emëruar përkohësisht në krye të Inteligjencës Kombëtare, por që njëkohësisht do të kujdeset për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë si dhe do të shërbejë si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Gjermani.
Zëdhënësi i Grenell, Dick Custin, konfirmoi se Richard do të jetë në krye të tri detyrave.
“Mund të konfirmojmë që ambasadori Grenell do të shërbejë njëkohësisht si ambasador i SHBA-së në Gjermani dhe i dërguari special presidencial për negociatat e paqes mes Kosovës dhe Serbisë dhe tani si ushtrues i detyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare”, tha Custin, përcjell albinfo.ch.
Shtëpia e Bardhë nuk e sheh si problem angazhimin e Grenell në disa pozita, madje thonë se përvoja si i dërguar i Trump për bisedimet Prishtinë-Beograd mund t’i hyjë shumë në punë në detyrën e re.
“Ambasadori Grenell ka disa vite përvojë duke punuar me Komunitetin tonë të Inteligjencës në një numër pozicionesh shtesë, duke përfshirë pozitën si i Dërguar Special për negociatat Serbi-Kosovë. Ai është i përkushtuar për një qasje jopolitike, jopartizane si udhëheqës i Inteligjencës, nga e cila varet siguria dhe mbrojtja jonë. Presidenti ka besim të plotë se Ambasadori Grenell do të kryejë detyrën e re me nder”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.
Ndryshe, Grenell e konfirmoi vetë që në detyrën e drejtor të Inteligjencës Kombëtare është përkohësisht dhe se Trump do të emërojë një tjetër si drejtor të përhershëm.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër Burrat me orar të plotë fitojnë dukshëm më shumë se gratë, sipas të dhënave të BFS-së... -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin -
Bazeli, qyteti më i nxehtë në Zvicër gjatë valës së të nxehtit -
Paga mesatare në Zvicër u rrit në 87 mijë franga në vit -
Cyrih: “Shtëpia e Operas për të Gjithë” tërheq 15,000 vizitorë













