Kosova
“Guardian”: Sa për qind e evropianëve e duan Kosovën në BE?
Pa dyshim se evropianët janë përgjithësisht të hapur ndaj idesë së anëtarësimit të Ukrainës në BE, pavarësisht kostove dhe rreziqeve, por ka mbështetje të vogël për një zgjerim të mundshëm të bllokut për të përfshirë Gjeorgjinë dhe Ballkanin Perëndimor. Këto janë rezultatet e sondazhit të raportuar nga gazeta britanike “Guardian”, përcjell albinfo.ch.
Hulumtimi tregon se mbështetja për hyrjen e Ukrainës ishte më e larta në Danimarkë (50%) dhe Poloni (47%), me opinion të ndarë në Rumani (32% pro, 29% kundër), Gjermani (37% pro, 39% kundër) dhe Franca (29% pro, 35% kundër). Në Austri opozita ishte 52 për qind, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Thuhet se 45% e të anketuarve janë të shqetësuar se pranimi i Ukrainës do të ketë një ndikim negativ në sigurinë e BE-së, krahasuar me 25% që mendojnë se do ta përmirësojë atë, ndërsa 39% besojnë se hyrja e Kievit do të ndikojë negativisht në sigurinë e vendit të tyre.
Shumë evropianë nuk shohin asnjë përfitim ekonomik nga anëtarësimi i Ukrainës. Ndërsa 43% e të anketuarve në Poloni dhe 37% në Rumani panë një ndikim pozitiv në ekonominë e BE-së, 54% në Danimarkë dhe 46% në Austri parashikuan se do të ketë shpenzime me anëtarësimin e Kievit në BE.
Ka një ndarje të qartë midis vendeve anëtare të BE-së “të vjetra” dhe “të reja” për sa i përket zgjerimit. Të anketuarit në Austri (53%), Gjermani (50%) dhe Francë (44%) thonë se BE-ja nuk duhet të pranojë anëtarë të rinj. Në të kundërt, në Rumani shumica (51%) dhe në Poloni (48%) besojnë se BE-ja duhet të zgjerohet.
Sondazhi tregoi kundërshtim të fortë ndaj mundësisë së anëtarësimit të Turqisë në BE, me 51 për qind të të anketuarve në gjashtë vendet kundër idesë dhe më pak se një në pesë të anketuar mbështesin çdo lëvizje përpara për anëtarësimin e Turqisë.
Sondazhet treguan se evropianët kanë një qëndrim të ftohtë ndaj anëtaërsimit në BE të Maqedonisë, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës, Gjeorgjisë, Moldavisë, Malit të Zi dhe Serbisë, me më pak se 30% mbështetje.
Mbështetja për anëtarësim është më e ulët për Kosovën, me 20% “pro” dhe 37% kundër, Shqipërinë (24% “pro”, 35% kundër), Serbinë (25% pro, 35% kundër) dhe Gjeorgjinë (25% pro, 31% kundër).
Për Maqedoninë e Veriut 26% e të anketuarve janë “pro” pranimit në BE, ndërsa 27% kundër, për Bosnjë e Hercegovinën (28% “pro”, 29% kundër), për Moldavinë (30% “pro”, 28% kundër) dhe për Malin e Zi (30% “pro” dhe 25% kundër) anëtarësimit në BE.
E-Diaspora
-
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë Dr. Mefail Muji, specialist i sëmundjeve të mushkërive (pulmolog), prej kohësh është një emër i njohur... -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët -
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës
Jeta në Zvicër
-
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë Të premten, persona të panjohur hynë me forcë në një dyqan armësh në Wallbach, Aargau. Dy... -
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës -
Ia marrin pensionistit 80,000 franga, një pensioniste shpëton në momentin e fundit -
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite -
20 vjet Vali Ranch: Një ëndërr që u bë destinacion i njohur turistik në Kosovë













