Sporte Luftarake
Haxhi Krasniqi: Çmimi më i madh në jetën time është nderimi që u bëra shqiptarëve
Haxhi ‘Robin’ Krasniqi ka folur rreth shumë çështjeve në një konferencë të organizuar në Prishtinë, ndërsa nuk ka hezituar t’i falënderojë të gjithë shqiptarët për mbështetjen.
Boksieri nga Juniku është kthyer në Kosovë vetëm disa ditë pasi ka fituar titullin e botës në boks.
Krasniqi ka mposhtur gjermanin Dominic Boesel dhe triumfi në këtë meç ka bërë që junikasi të jetë shumë krenar me këto arritje.
Festa patriotike pas shpalljes kampion bote në boks, Haxhi Krasniqi këndon këngën “Besa-besë”.
“Kur trojet shqiptare ose kombin tonë shqiptar e sidomos shtetin tonë të Kosovës e kom nderu me këta tituj të botës ka qenë çmimi më i madh dhe ëndrra më e madhe në jetën time”, ka thënë fillimisht Haxhi Krasniqi.
“Unë e falënderoj çdonjërin nga shqiptarët, sepse gjithmonë kudo që ishin ata, kam pasur mbështetje të madhe të tyre, prej shumicës që kanë mundur të udhëtojnë dhe kanë qenë në prezencë. Edhe disa të tjerë ndërmjet mediave, mesazheve, kështu që faleminderit të gjithë, pasi u takon të gjithëve ky urim”, përfundoi boksieri ynë.
Të ngjashme
Të tjera nga Sporte Luftarake
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme












