Kosova

Ambasadori zviceran Jürg Sprecher organizon ceremoni lamtumirëse në përfundim të mandatit

Në mesin e të ftuarve ishte edhe ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, e cila vlerësoi kontributin e ambasadorit në forcimin e marrëdhënieve Kosovë–Zvicër.

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher, ka organizuar një pritje lamtumirëse me rastin e përfundimit të misionit të tij diplomatik në vend. Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të institucioneve dhe të trupit diplomatik, ndërsa ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, vlerësoi kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, duke i uruar suksese në angazhimet e ardhshme, shkruan albinfo.ch. 

Haxhiu shprehu mirënjohjen për punën, përkushtimin dhe kontributin e ambasadorit në forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Zvicrës.

Ajo i uroi Sprecherit suksese në angazhimet e tij të ardhshme, duke shprehur bindjen se miqësia dhe partneriteti i shkëlqyer ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës do të vazhdojnë të forcohen edhe në të ardhmen./Albinfo.ch