Kosova

Himni i Kosovës sot mbush 16 vjet

Himni shtetëror i Kosovës sot mbush 16 vjet nga miratimi në Kuvendin 120 anëtarësh që kishte shpallur pavarësinë më 17 shkurt 2008.

Himni i Kosovës u zgjodh nga Kuvendi i Kosovës, më 11 qershor të vitit 2008, me 72 deputetë në favor, 15 kundër dhe 5 abstenime.

Himni është kompozuar nga Mendi Mengjiqi, ashtu si edhe himnet kombëtare të Spanjës, Bosnje-Hercegovinës dhe San Marinos, edhe ai i Kosovës nuk ka një tekst zyrtar.