Futboll

HISTORIKE: Zvicra mund Francën dhe kalon në çerekfinale

Përballje fantastike u zhvillua mes Francës dhe Zvicrës, ku fituesi u përcaktua pas penalltive

Zvicra ka bërë mrekullinë dhe ka mundur Francën për të kaluar në çerekfinale.

Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi Haris Seferoviq me kokë pas asistimit nga Zuber në minutën e 15-të, shkruan albinfo.ch.

Zvicra ka mundur të dyfishojë shifrat në minutën e 54-t sikur Ricardo Rodriguez të shënonte nga penalltia. Franca e ndëshkoi shpejt me dy gola për katër minuta nga Karim Benzema.

Në minutën e 75-ta, Paul Pogba shënoi një super gol për 3:1, por Zvicra nuk u dorëzua, ku Seferoviq shënoi sërish me kokë në minutën e 81-të. Zvicra vazhdoi me sulme dhe Gavranoviq shënoi në minutën e 85-të, por ishte në pozitë jashtë loje. Por, në minutën e 90-të, Gavranoviq nuk ishte në pozitë jashtë loje dhe shënoi për 3:3 dhe ndeshja shkoi në vazhdime. Edhe në vazhdime nuk kishte gola dhe penalltinë vendosën fituesin. Në penallti, Zvicra ishte më e mirë 5:4, ku penalltinë e fundit e shënoi Admir Mehmedi, ndërsa Mbappe e humbi 11-metërshin.

Zvicra në çerekfinale do të përballet me Spanjën.

Për Zvicrën nga fillimi luajtën Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. Ky i fundit u zëvendësua në minutën e 73-të, ndërsa Xhaka u ndëshkua me karton të verdhë. Në minutën e 87-të hyri edhe Admir Mehmedi.