Shkurt.ch
Humb jetën kosovari në vendin e punës
Kosovari ishte duke punuar në rrënim të një objekti, kur, nga shkaqe ende të panjohura, është rrëzuar duke rënë tri metra në thellësi
Në Nänikon, Komuna Uster, Kantoni i Cyrihut, ka humbur jetën në vendin e punës një punëtor ndërtimi. Fjala është për një shtetas kosovar të moshës 58-vjeçare, i cili është rrëzuar nga lartësia prej tri metrash, shkruan blick.ch.
Përkundër rianimacionit të bërë menjëherë pas aksidentit, kosovari ka vdekur në vendin ku është aksidentuar, njofton Policia Kantonale e Cyrihut, transmeton albinfo.ch.
Kosovari ishte duke punuar në rrënim të një objekti, kur, nga shkaqe ende të panjohura, është rrëzuar duke rënë tri metra në thellësi. Me këtë rast ai ka pësuar lëndime të rënda koke.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë Zürich, Tiranë, 9 korrik 2026 – Të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nuk kishte ateruar... -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut nga mërgata shqiptare e Cyrihut
Jeta në Zvicër
-
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë Zürich, Tiranë, 9 korrik 2026 – Të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nuk kishte ateruar... -
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës













