Kosova
Humb jetën një 21-vjeçare nga një aksident në rrugën Ferizaj-Lipjan
Është bërë e ditur se rreth orës 01:35 të mesnatës, në rrugën Ferizaj-Lipjan ka humbur jetën një 21-vjeçare, derisa pesë persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore.
Policia Rajonale e Ferizajt lajmin për humbjën e saj e ka bërë të ditur përmes një komunikate drejtuar mediave.
Sipas policisë, vozitësi kishte humbur kontrollin e veturësë dhe kështu ka dalë jashtë rrugës, ku ka rënë në lumin e fshatit Muzeqinë.
“Sipas raporteve të para, rasti ka ndodhur kur ngasësi i veturës VW Golf V.O. ( m/sh/k 26-vjeçar), duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës, humb kontrollin mbi timonin, kalon jashtë rrugës në anën e majtë, me ç’rast automjeti bie në lumin e fshatit”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu, me me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në IML Prishtinë.
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit Linja e mundshme do të lidhte qytete si Gjeneva, Cyrih dhe Bazelin me Londrën përmes Francës... -
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër mund të rriten -
Nëse miratohet votimi kundër imigracionit
Zvicra mund të ketë mungesë dhjetëra mijëra punëtorësh -
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut














