Lajme
I mbijetuari i tragjedisë: Ishim 950 veta në anije
“Në bord ishim 950 persona. Kishte 50 fëmijë dhe 200 femra”, ka deklaruar njëri nga 28 të mbijetuarit e tragjedisë që ndodhi në Detin Mesdhe
Deti Meshe është bërë varr i madh për emigrantët afrikan dhe aziatik që po i mësyjnë ilegalisht Evropës. Në tragjedinë që ndodhi të shtunën mbrëma, raportohen të kenë vdekur më shumë se 900 emigrantë, kur një anije peshkatarësh u fundos, 50 kilometra larg Tripolit të Libisë.
“Në bord ishim 950 persona. Kishte 50 fëmijë dhe 200 femra”, ka deklaruar një i mbijetuar i kësaj tragjedie. Burri nga Bangladeshi ka shtuar se shumë nga klandestinët ishin mbyllur në nivelet e poshtme të mjetit lundrues dhe nuk lejoheshin të dilnin nga trafikantët.
“U nisëm nga një port rreth 50 kilometra nga Tripoli (Libi). Ata që paguajnë më pak mbyllen poshtë dhe kanë shumë pak hapësirë në dispozicion”, thotë një nga 28 të mbijetuarit e kësaj tragjedie.
Ndërkohë, kapiteni i anijes tregtare portugeze që arriti të shpëtonte një numër fare të vogël personash në krahasim me atë që ishin në bordin e peshkarexhës. “Po shkonim drejt tyre, por në momentin që na panë, nisën të lëviznin shumë dhe mjeti u përmbys”, ka thënë kapiteni.
“Në ato momente gjithçka merr fund. Ai që ka mundur është kapur diku. Por, shumica as nuk e ka kuptuar se çfarë ka ndodhur. Kush ishte i mbyllur në nivelet e poshtme të peshkarexhës vetëm ka dëgjuar zhurmën e dërrasës që thyhet dhe ka parë ujin që hyn ngado”, ka thënë i mbijetuari.
Në zonën ku ka ndodhur mbytja, rreth 60 milje në veri të Libisë, vazhdojnë kërkimet nga deti dhe ajri me shpresën gjithnjë e më të pakët të gjetjes së ndonjë të mbijetuari, raporton TCH.
Kryeministri italian Matteo Renzi ngriti zërin duke i kërkuar Evropës “që të mos na lërë vetëm, jo vetëm në trajtimin e emergjencës në det. E jona është një çështje politike, ka të bëjë me dinjitetin e njeriut. Duhet bllokuar ky trafik qeniesh njerëzore”.
Në të njëjtën linjë është edhe deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon, i cili pranoi “peshën që po përballon Italia” me mbërritjen e emigrantëve dhe shprehu mirënjohjen e tij për çka ajo po bën. Ai theksoi se përgjigja e komunitetit ndërkombëtar duhet të jetë “globale dhe kolektive”.
Edhe sot një anije me 200 emigrantë në bord është fundosur në brigjet e Rodosit, në Greqi, pasi është përplasur me disa shkëmbinj. Edhe në këtë aksident, sipas gazetës greke “Ta Nea”, janë rreth 20 të vdekur. Ndërkaq rreth 80 persona kanë mundur të shpëtohen, ndërsa kërkimet për të tjerët vazhdojnë.
Mendohet se bilanci i viktimave mund të rritet në orët në vazhdim. Shumë prej emigrantëve janë hedhur në ujë pa pritur ndihmën dhe kanë notuar deri në breg.
Sipas autoriteteve greke, anija ishte nisur nga brigjet e Turqisë, por trafikantët e kishin braktisur atë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme Një çift pensionistësh dëshmon në programin On en parle: pavarësisht pensioneve AHV, kursimeve dhe mungesës së... -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm?












