Lajme
Ia kishte 40 mijë euro borxh dhe së bashku me vëllain ia dogjën trupin me benzinë, në Ferizaj
Shkodran Bytyqi, baba i dy fëmijëve, është gjetur i vrarë dhe i djegur të enjten rreth orës 19:00, në mes të fshatit Gadime dhe Kishnapol. Sipas Prokurorisë së Ferizajt, deri të vrasja ka ardhur shkaku i një borxhi në shumë prej 40,000 euro, që i dyshuari për vrasje ia kishte viktimës. Për këtë rast janë arrestuar dy persona, derisa mbrëmë Gjykata Themelore në Ferizaj u ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Në mes të fshatit Gadime të Lipjanit dhe Kishnapol të Gjilanit, të enjten, është gjetur pa shenja jete dhe i djegur, Shkodran Bytyqi nga Ferizaj. Ai ishte raportuar si i zhdukur më 8 dhjetor.
Në Gjykatën Themelore të Ferizajt kanë dhënë detaje se si ka ndodhur vrasja. Sipas dyshimeve të para, arsyeja që solli deri të vrasja ka qenë një mosmarrëveshje rreth një borxhi.
“I pandehuri T.L. dyshohet se më 8 dhjetor 2019 në fshatin Surqinë – Komuna Ferizaj, ka privuar nga jeta viktimën Sh. B., pas një mosmarrëveshje mes tyre e cila ka rrjedhur si rezultat i një borxhi që i dyshuari ia kishte viktimës, në shumë prej 40,000 euro dhe meqë i pandehuri nuk kishte arritur të siguronte këtë shumë të parave, afër një shkolle në fshatin Suriqnë dhe pas një grindje paraprake e qëllon me armë në kokë nga mbrapa tani të ndjerin Sh.B, duke e lënë në vendin e ngjarjes, ndërsa më pas thërret vëllain e tij – të dyshuarin D.L. dhe së bashku e marrin trupin e viktimës dhe e dërgojnë në fshatin Kishnapole, ku e hudhin në një përrockë ku më pas i pandehuri T.L. e spërkat trupin e pa jetë me benzinë dhe ia vë flakën”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.
Tutje, Gjykata ka njoftuar se Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin për Krime të Rënda – Mustaf Tahiri kërkesën e Prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarve e ka aprovuar si të bazuar, dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, shkruan gazetaexpress, përcjell albinfo.ch
“Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij”, thuhet në komunikatë.
Ndryshe, Bytyqi ishte raportuar si i zhdukur, gjatë javës së kaluar. Rastin në Polici e kishte paraqitur babai i tij, i cili kishte thënë se i biri është larguar nga shtëpia, sipas tij për shkak të një borxhi.
“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se i biri i tij mashkull K-Shqiptar është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Ankuesi dyshon se për shkak të një borxhi, viktima është larguar”, thuhej në njoftimin e Policisë.
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
E-Diaspora
-
Bie numri i të infektuarve në Austri Për dallim nga një ditë më parë, kur numri i të infektuarve ishte rritur dukshëm, raportimi...
-
Kushdo që hyn në Austri, duhet të bëjë regjistrim elektronik
-
Ja sa mërgimtarë votuan në zgjedhjet e Kosovës 2010 – 2019
-
Mërgimtari postoi video duke shtënë për Vitin e Ri, policia i kontrollon shtëpinë
-
Gjithçka që duhet të dini rreth vaksinimit, ju përgjigjen ekspertët shqiptarë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
“Varianti i ri Covid mund të bëhet dominues në Zvicër” Infektimet me variantin e Covid-19 janë në rritje në Zvicër, duke treguar që përhapja po fiton...
-
Zvicra ka vaksinuar mbi 60,000 persona për Covid-19
-
Zvicër: Bllokimi, për të shmangur valën e tretë të Covid-19
-
Zvicër: Shtëpia e pleqve u prek nga varianti britanik Covid-19
-
Gjeneva, e pakënaqur me rregullat e reja federale