Kosova
Inkurajohen prodhuesit kosovarë pas taksës 100%
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka inkurajuar prodhuesit kosovarë për krijimin e lidhjeve të bizneseve për promovim të produkteve vendore dhe potencialin ekonomik në vend, shkruan albinfo.ch
“Ne e kemi për qëllim zvogëlimin e importit të produkteve ose zëvendësimin e produkteve. Taksa 100 për qind nuk duhet parë si mundësi për rritje të çmimeve, por mbështetje për prodhuesit”, ka thënë Haradinaj me rastin e hapjes së panairit e agrobiznesit “Shporta jonë”, të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës.
Ai ka shtuar se janë rritur prodhimet vendore, që prej vendimit të vendosjes së taksës ndaj produkteve me origjinë të Serbisë. Ndërsa, ministri Endrit Shala i ka ftuar qytetarët që t’i shfrytëzojnë prodhimet vendore. Ai ka shtuar se një ndër prioritetet është edhe rritja e cilësisë së produkteve vendore. Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi, ka thënë se në këtë panair do të shfaqet potenciali i ekonomisë së Kosovës.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune












