Qatar 2022

Inteligjenca Artificiale parashikon fituesin e Kupës së Botës 2022

Një model i inteligjencës artificiale nga Instituti Alan Turing ka parashikuar rezultatin e Kupës së Botës të këtij viti.

Për të bërë parashikimin, skuadrës i nevojiteshin të dhëna – dhe për fat të mirë, kjo nuk ka mungesë për futbollin. Studiuesit përdorën të dhënat e përpiluara të përdoruesve të GitHub martj42, duke treguar rezultatet dhe statistikat e çdo ndeshjeje ndërkombëtare që nga viti 1872.

Ky algoritëm i inteligjencës artificiale ka ekzaminuar të dhënat nga më shumë se 100,000 ndeshje të simuluara – duke arritur në përfundimin i cili tregon se cila skuadër ka probabilitetin më të lartë për të fituar Kupën e Botës 2022.

Sipas AI (Inteligjencës Artificiale) të, Brazili ka shanset më të mëdha për të fituar (25%) me Belgjikën dhe Argjentinën më pas – edhe pse tashmë skuadra e dytë është eliminuar nga Kupa e Botës, lista ndiqet nga Franca e cila sipas kalkulimeve të Institutit Turing doli në vendin e katërt dhe Anglia në të pestin. 

Pas tyre vjen Spanja, e ndjekur nga Holanda, Danimarka, Portugalia dhe Kroacia.

Ekipi kërkues thekson se ka faktorë të tjerë që ata nuk mund t’i vendosin në modelet e tyre, duke përfshirë motin, përshtatjen në zonat kohore dhe performancat e jashtëzakonshme nga lojtarët individualë.

Autorët e studimit, të udhëhequr nga Dr Nick Barlow, paralajmëruan kundër vendosjes së basteve bazuar në këtë studim.

Ata thanë: “Ne sigurisht nuk do të rekomandonim bast për asnjë nga parashikimet tona!”/Euronews