Kosova
Investim miliardësh, nënshkruhet memorandumi për ndërtimin e Portit turistik të Durrësit
Sot është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit për ndërtimin e portit turistik të Durrësit, një investim prej 2 miliardë dollarësh që është një bashkëpunim midis “Eagle Hills Real Estate Development” shpk, përfaqësuar nga investitori e zhvilluesi me famë botërore Muhammed El Alabbar dhe “Albanian Seaports Development Company”.
Në fjalën e tij në ceremoninë e nënshkrimit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se ky është investimi më i madh turistik dhe në rajon, përcjell Albinfo.ch.
Ai theksoi ky investim vjen si rrjedhojë e një sërë hapash. “Do ishte e paimagjinueshme të kishim një investim të tillë në turizëm, në një vend që nisi të zhvillohej si vend me vizion turistik konkurrues kur ne morëm qeverinë”, tha Rama./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit