Lajme
IPA për Kosovën 66 milionë €
Ministri kosovar i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku ka nënshkruar sot në Prishtinë Marrëveshjen Financiare vjetore në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian (BE) në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA) në vlerë mbështetëse prej 66 milionë eurosh.
Në emër të Bashkimit Evropian, kjo Marrëveshje është nënshkruar nga drejtori për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Jean-Eric Paquet
Nën programin vjetor të veprimit të IPA-s për Kosovën, do të mbështeten sektorët: Demokracia dhe Qeverisja; Sundimi i Ligjit dhe të Drejtat Themelore të Njeriut; Energjia; Konkurrueshmëria dhe Inovacioni; Bujqësia dhe Zhvillimi Rural. Projektet e parapara të mbështeten me këtë Program, do të fillojnë së zbatuari në fillim të vitit 2016.
“Sa i përket demokracisë dhe qeverisjes, fokus i veçantë do t’i kushtohet përpjekjeve për përmirësimin e administratës publike në Kosovë, me qëllim që t’i mundësohet asaj transpozimi, aplikimi dhe zbatimi i “acquis” të BE-së, veçanërisht në fushat e mbuluara nga Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim (MSA)”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Integrimeve.
Programi do të mbështesë gjithashtu shoqërinë civile në ngritjen e efikasitetit dhe në pjesëmarrjes së tyre në procesin e politik-bërjes.
Ndryshe, nga kjo shumë e mjeteve të IPA-s, 10.5 milionë euro do të shkojnë në bujqësi. “Për sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural, veprimet e parapara do të ndihmojnë në përmirësimin e konkurrushmërisë së sektorit agro-ushqimor në Kosovë, përmirësimin e kushteve të jetesës për popullatë në zona rurale, përmirësimin e sigurisë së ushqimit dhe rritjes së aftësisë së eksportit të sektorit agro-ushqimor. Shuma financiare për ketë sektor do te përfshije 10.5 milionë euro”.
E-Diaspora
-
Martin Marku u zgjodh Këshilltar Komunal në Graz të Austrisë “Le të punojmë së bashku për një Graz më të fortë, më të drejtë dhe më... -
Në Gjenevë, do të mbahet manifestimi “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë” -
Të shtëna në Podujevë, plagosen katër persona, mes tyre edhe mërgimtarë nga Gjermania -
Dy nga të plagosurit sot në këtë qytet të Kosovës dyshohet se janë mërgimtarë -
Erdhi nga diaspora për pushime, 40-vjeçarja humb jetën në Kosovë, familja kërkon obduksion
Jeta në Zvicër
-
Federata e Zvicrës nderon Granit Xhakën për 150 paraqitje me kombëtaren Një moment i veçantë për kapitenin e Zvicrës, Granit Xhaka.... -
Emocionet e Xhakës në ndeshjen e 150-të: Zvicra i ka dhënë shumë familjes sime -
VIDEO: Golat dhe momentet më të mira nga fitorja e Zvicrës ndaj Algjerisë -
Zvicra mposht Algjerinë dhe siguron kualifikimin në 1/8 e finales të Kupës së Botës -
Zvicër: Qendrat e konsumit të drogës mbeten shtyllë e rëndësishme e politikës antidrogë










