Lajme
Ish-drejtori i CIA-s kërkon shkatërrim të Hamasit dhe jo negociata me të
Ish-drejtori i CIA-së, David Petreaus, në një intervistë për Euronews Albania ka folur në lidhje me luftën Izrael-Palestinë që filloi më 7 tetor, ku ka marrë qindra jetë njerëzish, mes tyre dhe fëmijë.
Ai theksoi se Hamas duhet të shkatërrohet, ndërsa shtoi se Izraeli duhet të dalë me një plan pas lufte.
Petreaus e cilësoi Hamasin një grup që nuk është në gjendje të bëjë negociata e as të pajtohet.
“Ajo që duket e qartë është se shpërqendrimi nga Hamas pasi Izraeli i kishte krijuar kushtet me forcë ajrore dhe me drone, duhet të shkonin shtëpi më shtëpi në përpjekje për të shkatërruar një armik. Unë bie dakord me lidershipin e Izraelit se Hamas duhet të shkatërrohet. Ky është një grup ekstremist, nuk janë në gjendje për të bërë negociata e as për t’u pajtuar. Ata duhet të shkatërrohen. Izraeli ka diçka të tillë për qëllim. Megjithatë, unë mendoj se do ishte mirë nëse Izraeli do të shpallte planin post konfliktit, në mënyrë që të marrë nën kontroll qeverisjen e Gazës. Kjo luftë ka marrë jetë njerëzish të pafajshëm”, tha ai.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













